5 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Evazioni dhe emigrimi po ulin pensionet e shqiptarëve

Evazioni fiskal, nëndeklarimi i pagave, por edhe emigracioni po shkaktojnë një tjetër problem në skemën sociale të vendit. Atë të uljes së pensioneve. Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore (ISSH) Astrit Hado, në emisionin ‘Përballje’ me gazetaren Besmira Pelushaj në Report Tv, ngriti shqetësimin për skemën e pensionit në të ardhmen, duke theksuar se në Shqipëri po ulet pensioni mesatar.

“Është viti i dytë ose i tretë vit ne po na ulen pensionet mesatare. Kur e shikon si pension mesatar, ne nxjerrim deri në 41 mijë pensione të reja çdo vit. Kemi shumë njerëz të cilët ose kanë ndërprerë punësimin e tyre në vitet ‘90 dhe kanë ikur në emigracion, ose kur mund të kenë ardhur në Shqipëri nuk kanë punuar ose kanë punuar në të zezë.

Ai shpjegoi se arsyeja kryesore është mungesa e derdhjes së kontributeve dhe problemet në tregun aktual të punës.

Njeriu mendon për pensionin kur vjen momenti që del në pension. Nuk ja qajnë dot hallin pastaj punonjësit e Sigurimeve Shoqërore. Individët që kanë punuar për një kohë më të gjatë, marrin një pension më të lartë”– tha Hado.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *