Dollari shënoi në nivelin më të ulët të tre muajve të martën, pasi investitorët po binden gjithmonë e më shumë se Rezerva Federale e SHBA do të fillojë të ulë normat e interesit nga mesi i vitit 2024.
Monedha amerikane ra 0.4 për qind kundrejt një shporte prej gjashtë monedhash të botës për t’u tregtuar në nivelin më të ulët që nga mesi i gushtit.
Rënia u përshpejtua pasi Christopher ëaller, një nga politikëbërësit më të ashpër të Fed, sinjalizoi se normat e interesit mund të fillojnë të bien “nëse shohim që dezinflacioni të vazhdojë edhe për disa muaj të tjerë”.
Kryetari i Fed-it, Jay Poëell, tha këtë muaj se banka qendrore nuk po mendonte fare për uljen e normave “tani”.
Por investitorët po vënë bast se Fed do të ulë normat e interesit me 0.25 pikë përqindje deri në qershor, në uljen e parë prej katër tremujorësh të vitit të ardhshëm.
Interesi i bonove 10-vjeçare amerikane ra me 0.04 pikë përqindje të martën në 4.35 për qind. Rrëshqitja i çon yield-et në një nivel të parë për herë të fundit përpara takimit të Fed të shtatorit, kur paralajmërimet se normat e interesit do të mbeteshin më të larta për më gjatë, shkaktuan tronditje në tregjet globale të obligacioneve.
Dollari tani është në rrugën e performancës së tij më të keqe mujore në një vit, pasi ka rënë me 3.6 për qind që nga fillimi i nëntorit.