15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fitimi pas taksave i OPT u rrit me 48 për qind vitin e kaluar

Grupi hungarez i shërbimeve financiare OTP tha se fitimi pas tatimit i njësisë së saj shqiptare Banka OTP arriti në 15 miliardë forinta hungareze (38 milionë euro) në vitin 2023, nga 25.6 milionë euro një vit më parë.

Fitimi operativ i Banka OTP Albania pothuajse u dyfishua në 46 milionë euro , tha OTP në një raport financiar të ndërmjetëm javën e kaluar.

Të ardhurat neto nga interesi u rritën me 65% në vit në 71 milionë euro , ndërsa të ardhurat neto nga tarifat dhe komisionet u shtuan 22% në 9.4 milionë euro në 2023.

Totali i aktiveve të njësisë shqiptare u rrit në 1.7 miliardë euro në fund të dhjetorit 2023, nga 1.61 miliardë që ishtë në fund të vitit të kaluar.

Kredia bruto e klientëve të Banka OTP Albania u zvogëlua me 1% duke arritur në 930 milionë euro në fund të dhjetorit, ndërsa depozitat u zgjeruan me 6% në 1.39 miliardë euro.

Banka OTP Albania është në pronësi të grupit hungarez OTP që nga prilli 2019. Më parë, ajo i përkiste grupit bankar francez Societe Generale. Në dhjetor 2022, Banka Qendrore e Shqipërisë miratoi një bashkim midis OTP Bank dhe njësisë vendore të Grupit Alpha Bank të Greqisë.

Në Evropën Juglindore, OTP është gjithashtu i pranishëm në Bullgari, Serbi, Rumani, Slloveni, Mal të Zi dhe Moldavi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *