15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fluturon Rinasi/ Numri i pasagjerëve u rrit me 70 për qind në shkurt

Numri i pasagjerëve, që udhëtuan përmes Aeroportit të Rinasit u rrit me gati 70 për qind në shkurt krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Shifrat i ka bërë publike kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Sipas të dhënave, gjatë muajit që lamë pas, përmes Rinasit udhëtuan mbi 577 mijë udhëtarë duke shënuar kështu një rrtije me 69% krahasuar me vitin e kaluar.

Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kërcim me 59%

“Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është në një rrugëtim të pabesueshëm fluturimi! Në shkurt 2024 mirëpritëm 577,515 udhëtarë, një rritje prej 69% nga viti i shkuar. Nga janari deri në shkurt 2024, shifrat u rritën në 1,202,785, duke shënuar një kërcim prej 59%! Bukuria shqiptare po thërret – ejani ta shihni në vetë të parë pse të gjithë po fluturojnë drejt nesh.

#ExploreAlbania dhe nëse jeni pranë Berlinit, mos humbisni panairin më të madh të turizmit në Europë, ku Shqipëria ka një stendë të bukur me informacion të bollshëm ”, shkruan Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *