14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Fotot/ Mbërrin Shota, bisha e parë shqiptare e blinduar

Kompania shqiptare Timak ka përfunduar automjetin e parë shqiptar të blinduar, i cili do të prezantohet në ekspozitën e mbrojtjes dhe sigurisë Eurosatory në Paris. I pagëzuar me emrin Shota, prototipi është dizenjuar nga dizenjatori shqiptar Grigor Andoni.

Administratorja e kompanisë Arjeta Puca tha se makina është përfunduar brenda një kohe shumë të shkurtër, rreth 3 muaj dhe me prezantimin e saj kompania ka patur shumë interesim nga shtetet e huaja.

“Automjeti do të prezantohet në panairin e Parisit në datat 17-21 qershor. Që tani ka patur shumë interes sepse na kanë rezervuar shumë takime, jo vetëm për autoblindin, por edhe për produktet tona të tjera,” tha Puca.

Sipas saj, një tjetër segment ku kompania ka kërkesë të madhe është dhe ai i dronëve.

“Sidomos për dronët ka një kërkesë shumë të lartë. Kompani nga Polonia, çekia, Ukraina kanë qejf të ndërtojnë fabrika këtu në Shqipëri për të prodhuar dronë ushtarakë,” përfundoi Puca.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *