Largime të rëndësishme nga kompanitë publike të sektorit energjetik. Pas Ergys Verdhos mësohet se ka dhënë dorëheqjen edhe kreu i FSHU-së, Elton Sevrani. Kapitali.al mësohet se Sevrani ka paraqitur dorëheqjen duke e motivuar atë me arsye personale.
Por pak ditë më parë, mediat publikuan lajmin se SPAK ka mësyrë pranë zyrave të OSHEE për një hetim që ka lidhje me fshirjen e debive të bizneseve dhe qytetarëve për fatura të papaguara energjie kundrejt rryshfetit.
Sipas lajmeve të publikuara, SPAK ka sekuestruar telefonin e zotit Sevrani si një nga personat nën hetim për këtë çështje.
Elton Servani ka një karrierë të gjatë pranë Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike duke mbajtur poste të rëndësishme në krye të departamenteve kyçe pranë kësaj kompanie. Me ndarjen e OSHE në disa kompani ai u emërua në krye të Furnizuesit të Shërbimit Universal.