4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Gazetari publikon fotot e tmerrshme nga Onkologjiku, qytetarët në radhë për të marrë mjekimin jetëshpëtues

Gazetari Osman Stafa ka publikuar në profilin e tij në facebook disa foto nga pavioni i Onkologjikut në QSUT. Në foto duken dhjetra qytetarë, të cilët presin në radhë për të marrë trajtimin e domosdoshëm për sëmundjen e vështirë. Sipas gazetarit, shumica e tyre presin në këmbë me orë të tëra dhe përballen me mungesën e ilaçeve jetëshpëtuese.

Statusi i plotë i Stafës
Këto dy foto janë shkrepur sot tek Onkologjiku në QSUNT. Janë njerëz të cilët presin të bëjnë kimioterapi, radioterapi, apo kanë vizita.

Presin në këmbë për orë të tëra. Në diell apo në shi, në vapë e në të ftohtë. Kjo është fillesa e kalvarit të tyre. Pasi në Onkologjik përballen me mungesë ilaçesh kimioterapie, ose nuk punojnë pajisjet të cilat kanë funksion jetëshpëtues në luftën me sëmundjet e këqija.

Prej vitesh kjo situatë ka qënë e tillë dhe vazhdon e tillë. Këta njerëz përveç se duhet të përballen me një “përbindësh” që është brenda tyre, do duhet të bëjnë edhe një luftë për të mundësuar ilaçe dhe jo vetëm kaq, por trajtohet në mënyrë aspak dinjitoze, duke i lënë në këmbë, njerëz që mezi rrinë në këmbë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *