6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Gazifikimi i Korçës nis vitin e ardhshëm, qeveria nënshkruan marrëveshjen me SOCAR

Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku u takuan në Baku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev nga ku u nënshkrua memorandum i bashkëpunimit mes Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, Albgazit dhe kompanisë shtetërore të naftës në Azerbajxhan, SOCAR, për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës.

“Këtu në Baku gjatë zhvillimit të punimeve të KOB 29, patëm dhe një marrëveshje të re me qeverinë Azerbajxhanit përsa i përket gazifikimit të Korçës. Është një lajm shumë i mirë ky i cili ka nisur dhe është ngjizur prej kohësh midis Albgaz dhe SOCAR të Azerbajxhanit dhe tashmë po bëhet realitet. Planet tona janë që të nisim sa më parë nga puna, duke nisur kështu me të gjithë pjesën inxhinierike, tashmë që studimi i fizibilitetit ka mbaruar. Parashikohet që ky projekt të nis gjatë viti 2025, për t’u dorëzuar në vitin 2027. Ajo çka ne synojmë është që të mblojmë një rrjet të tërë shpërndarje gjatë të gjithë qytetit të Korçës porn ga ana tjetër kryesisht edhe në bizneset të cilat operojnë në këtë qytet.”

Sipas Peleshit, ky është një lajm i mirë që do ndihmoj si bizneset por do i ofrojë kushte të mira jetese edhe qytetarëve të Korçës.

“Lajm shumë i mirë për familjarët, lajm shumë i mirë për bizneset aktuale, për bujtinat restorantet, hotelet dhe bizneset e tjera egzistuese, por lajm i mirë edhe për bizneset e reja të cilat kur mendojnë se ku do ta vendosin biznesin e tyre mund të ketë më shumë shanse të zgjedhin Korçën ku kemi një burm energjie alternativë. Kjo është një ulje e kostove për ngrohje por edhe për gatim, por edhe një cilësi e mirë jete. Kjo është jë jetë më e shëndetshme.”

Sipas zëvendëskryeministres Balluku, përdorimi i gazit për ngrohje edhe për gatim do kontribuojë edhe në mbrojtjen e mjedisit pasi zona e Korçës përdor lëndë drusore për ngrohje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *