24 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Gjermania lehtëson kriteret për punësim, ekspertët: Po ikin profesionistët!

Nga data 1 mars, Gjermania ka “thyer” barrierat për punonjësit e kualifikuar nga vendet jashtë Bashkimit Evropian përmes ligjit për imigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ekspertët e punësimit i shohin rregullat e reja lehtësuese, me një efekt tepër ndikues në shoqëri.

“Gjermania ka zhbërë të gjitha burokracitë dhe barrierat që ka patur sepse sot që flasim ka një million vende të lira pune dhe do duhet ti plotësojë me të gjitha format dhe mundësitë, për të afruar punonjës nga vende jashtë Europës. Lehtësirat kanë të bëjnë me lejen e qëndrimit, njohjen e diplomave dhe certifikimin e aftësive. Po ashtu është shkurtuar ndjeshëm koha e marrjes së vizës së punës, vetëm për katër javë”, tha eksperti i punësimit dhe edukimit, Erion Muça, për Vizion Plus.

Gjermania tashmë i ka përmbushur nevojat për punonjës të pakualifikuar e  veçanërisht po kërkon mjekë pasi sipas autoriteteve vendase, studentët gjermanë nuk do të arrijnë të plotësojnë kërkesën për personel mjekësor në të ardhmen. Nga rreth 11.000 të diplomuar çdo vit në Gjermani, një pjesë e konsiderueshme nuk vazhdojnë të ushtrojnë këtë profesion.

“Së pari është një mundësi për ata që shkojnë nga vendet jashtë BE-së, për tu punësuar në Gjermani shumë më lehtë sepse kanë një aftësim të caktuar, apo diplomë universitare që përputhet me nevojat. Dhe aspekti i dytë: Kur e ka bërë Gjermania këtë eleminim të barrierave, që është lokomotiva e Europës, vendet si Shqipëria apo vendet nga Ballkani Perëndimor tanimë presin një kundërpërgjigje me mekanizma të caktuar për ta frenuar këtë rrjedhje të punonjësve duke u përpjekur të forcojnë politikat e tyre të brendëshme’, tha Muça.

Vetëm në vitet 2018-2020, të paktën 49 mijë shqiptarë janë pajisur me leje qëndrimi në Gjermani.

Vizion plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *