Furrat e bukës do të jenë të detyruara që pas datës 15 nëntor, të shesin çdo produkt të shoqëruar me etiketa treguese për çdo lloj buke, duke shpjeguar llojin e bukës, peshën konkrete dhe çmimin e shitjes.
Shoqata e prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave u ka rikujtuar subjekteve se në gjysmën e dytë të muajit nëntor do të nisin kontrollet e Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes Tregut dhe për ata që kapen në shkelje, parashikohen masa administrative. Shoqata e prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave ka marrë shembull se si duhet të jenë etiketat e vendosura që do të jetë ne raftet poshtë çdo lloj buke Psh. Bukë Integrale — Pesha 400 gr — 80 lek.
Gjithashtu theksohet se në ambientin e Furrës duhet jetë dhe një listë, në formatin A4, që do të informojë klientin me çmimin e shitjes për 1 kg për çdo lloj buke . Psh: Nr : Bukë Fshati — 1kg — 140 lekë; Bukë Integrale –1 kg — lekë; Etj. Ky është një shembull i listës për të gjithë llojet e bukës që do të paraqitet në formatin A4, raporton SCAN.
Pas datës 15 Nëntor , Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes Tregut do të ushtrojë kontroll për zbatimin e këtij rregulli.
Në rast shkeljesh, gjobat variojnë deri në 200 mijë lekë.
Scan Tv