4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Goxhobelli si Bici/ Kadastra në kolaps prej një muaji, nuk kryhet më asnjë veprim

Prej gati një muaji i gjithë tregu i pasurive të patundshme është në kolaps. Qytetarët, të cilët duan të kryejnë veprime me pronat e tyre nuk munden dhe sorollaten pa asnjë zgjidhje.

Pas bllokimit disa mujor të këtij institucioni, kur në krye të tij u vendos Dallëndyshe Bici, tani është radha e Lorena Goxhobellit të testojë nervat dhe durimin e qytetarëve shqiptarë. Kapitali konsultoi një sërë aplikimesh të qytetarëve në Kadastër. Shumica e tyre janë bërë prej një muaj tashmë, por nuk kanë asnjë përgjigje.

Situata e bllokimit në Kadastër ka bllokuar edhe bankat, të cilat kanë nevojë për dokumenta kadastralë për të proceduar kreditë e kolateralizuara. Drejtimi i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ndryshoi sërish pak muaj më parë. Në fund të korrikut, Edi Rama shkarkoi Dallëndyshe Bicin nga kreu i ASHK duke e zëvendësuar me Lorena Goxhobellin.

Burime të pakonfirmuara thonë se gjatë kësaj kohe Goxhobelli ka dhënë dorëheqjen më shumë se një herë nga posti, por nuk i është pranuar. Tashmë ata që po paguajnë janë qytetarët shqiptarë se drejtoresha e dorëhequr në tentativë e ka mbyllur totalisht Kadastrën duke marrë peng thuajse të gjithë tregun e pasurive të paluajtshme..

Edi Rama ndërron drejtorët në Kadastër dhe secili prej tyre krijon nga një situatë bllokimi në një nga institucionet më të rëndësishëm për qytetarët dhe jetën publike të vendit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *