Greqia po shet 22% të aksioneve të Bankës Kombëtare të Greqisë (NBG) për 5.30 euro për aksion, sipas njerëzve të njohur me këtë çështje, që do të thotë se shteti do të marrë pak më shumë se 1 miliardë euro (1.1 miliardë dollarë).
Fondi Helen i Stabilitetit Financiar, një fond shpëtimi bankar që mban aksionet e qeverisë nw disa banka, përfundoi të enjten një proces tre-ditor për shitjen. Njoftimi zyrtar pritet të premten në mëngjes para se të hapet tregu.
Kërkesa për ofertën publike ishte mjaft e fortë sa që fondi i stabilitetit vendosi të rrisë shitjen e aksioneve në pjesën e sipërme të ofertës në 22% dhe caktoi nivelin 5.30 € për aksion si ofertën më të ulët të pranueshme. HFSF do të vazhdojë të mbajë pak më shumë se 18% tw kuotave në Bankën Kombëtare pas përfundimit të marrëveshjes.
Një çmim përfundimtar prej 5.30 euro për aksion do të vlerësonte transaksionin në 1.06 miliardë euro, sipas llogaritjeve të Bloomberg. Një zëdhënës i fondit nuk pranoi të komentojë.
Greqia po ecën përpara me planin e saj për të shitur aksionet e saj në bankat e vendit deri në fund të vitit 2025. Që nga shtatori, ajo shiti interesat e saj në Eurobank Ergasias Services and Holdings SA dhe Alpha Bank. HFSF zotëron gjithashtu aksione në Piraeus Bank dhe Attica Bank.