20 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Haçkaj: Procesi i Berlinit riktheu vullnetin politik për zgjerimin

Drejtori i kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, Ardian Haçkaj thotë se vlera më e madhe e Procesit të Berlinit ishte se rigjallëroi axhendën e zgjerimit të Bashkimit Europian, e cila kishte filluar të zbehej që në vitin 2014. Në një intervistë për kapitali.al, Haçkaj thotë se nisma e Berlinit po afirmohet dita ditës si një nga kontribuesit kryesor në procesin e zgjerimit të BE-së në Ballkan, ndërkohë që nuk kanë qenë të vogla edhe përfitimet financiare për vendet e Ballkanit Perëndimor.   

Zoti Haçkaj, procesi i Berlinit ka nisur që në vitin 2014, pra po bëhen gati 10 vjet. Cfarë është arritur deri më tani nga ky proces?

Duhet theksuar qe ne fillim qe PB nuk ka buxhet; nuk ka strukture / sekretariat; nuk nxjerr ligje / rregulla / etc, por formeson agjenden e bashkepunimit rajonal. Per me teper Procesi i Berlinit ofron platformen e nivelit politik me te larte te mundur per bashkerendim mes BE, vendeve te Ballkanit dhe Vendeve Anetare te BE. Dhe kjo eshte vlera e tij e shtuar – injeksioni i vullnetit politik ne nje proces Zgjerimi qe kishte filluar te zbehej ne 2014.

Fale procesit te Berlinit investimet ne infrastrukturen e rajonit jane vene ne qender te vemendjes qe nga Samiti i Vjenes ne 2015. Te financuara me grante nga BE dhe me kredi nga Bankat Evropiane, projektet dhjetra-milioneshe kane filluar te zbatohen dhe te kontribuojne direkt ne rritjen ekonomike dhe ne konvergjencen e rajonit me BE.

Rezultat i prekshem e PB eshte nenshkrimi dhe fillimi i zbatimit te 3 Marreveshjeve te Mobilitetit, qe do pasohet, shpresoj, me marreveshje te tjera ne sherbim te avancimit te Tregut te Perbashket Rajonal. Po ashtu, fakti qe ne Procesin e Berlinit ulen gjashte vendet e Ballkanit me flamujt perkates dhe pozicione te barabarta, dhe me Kosoven pa asteriks, eshte shume me teper nga sa eshte arritur permes inisiativave/formateve te tjera.

Cilat janë mangësitë kryesore që janë identifikuar në këtë dekadë në Procesin e Berlinit?

Pas samitit te Vienes, Samitet vjetore sherbyen si platforma ku vendi organizator fuste ne axhende tema te cilat i kishte prioritare ne zhvillimet politike te vendit, perkrah tematikave me rendesi per te gjitha vendet. Edhe pse relevante per rajonin tone, shumefishimi i fushave te mbuluara nga BP filloi te trese perpjekjet nga shtyllat e tij kryesore: Nderlidhshmeria dhe Bashkepunimi Rajonal. Fokusimi ne Tregun e Perbashket dhe ne Axhenden e Konektivitetit e ka sjelle procesin ne shina.

Po ashtu emerimi i te derguarit special Manuel Sarrazin, mbeshtetur fuqimisht nga Kancelari Scholz dhe Minsitrja Baerboeck, ka sjelle nje hop cilesor shume te çmuar ne angazhimin e vendeve anetare ne menaxhimin dhe administrimin e perditshem te procesit.

Si mund të përmirësohet Procesi i Berlinit sipas jush?

Procesi i Berlinit po afirmohet dita-dites si nje nga kontribuesit kryesore ne Procesin e Zgjerimit te BE ne Ballkan kryesisht ne fushen e bashkepunimit rajonal dhe te konvergjences. Si pasoje, sa me shume shtyse i jep Zgjerimit, aq me i dobishem behet procesi i Berlinit.

Ne kete optike, konsolidimi i bashkepunimit mes atyre vendeve anetare me interes te shtuar dhe te angazhuara ne Zgjerim me Komisionin Evropian (ku perbri DG NEAR duhet te bashkohen me rol kryesor dhe DG e linjes), me ministrite perkatese ne vendet e Ballkanit, dhe sidomos me komunitetet e biznesit dhe me shoqerine civile, eshte hapi tjeter i rradhes qe ne rekomandojme. Ky bashkepunim ka filluar tashme ne formen e krijimit te Forumit Rajonal te Investimeve te Dhomave te Tregetise ose ne Forumet vjetore te Shoqerise Civile. Por kalimi nga takime vjetore ne forma bashkepunimi me te konsoliduara dhe gjate gjithe vitit, do te kishte nje vlere te shtuar.

Duke ndjere nevojen e nje angazhimi gjithevjetor, Ministria e Puneve te Jashtme te Gjermanise ka filluar kete vit mbeshtetjen e dy inisiativave te shoqerise civile. Njera synon angazhimin ne nivel rajonal te organizatave jo-qeveritare te specializuara ne proceset e implementimit dhe vleresimit te impaktet te Tregut te Perbashket Rajonal. Tjetra ofron nje platforme bashkepunimi mes parlamentareve per tema te legjislativit qe ndikojne ne procesin e Berlinit (si psh adoptimi ne kuadrin legjislativ kombetar te 6 vendeve te Marerveshjeve te Mobilitetit ose Kontrolli dhe Mbikqyrja e Investimeve ne Infrastrukture).

Krijimi i nje zyre te vecante ne Ministrine e Puneve te Jashtme te Gjermanise dhe emerimi i Manuel Sarrazin si i derguar special tregon perkushtimin e Gjermanise ne konsolidimin e ketij procesi. Persa i perket vendeve te Ballkanit do te ishte me vlere futja e Procesit te Berlinit ne debatin publik, llogaridhenia dhe monitorimi i rregullt i marreveshjeve dhe i projekteve nga Parlamaneti, dhe rritja e vizibilitetit te vete procesit. Ne kete pike mund te perdoren elemente te strategjise komunikimit qeveritar te aplikuar me shume sukses per promovimin e Ballkanit te Hapur.

Sa herë që flitet për nisma kaq të mëdha, sigurisht që pyetja kryesore që bëjnë qytetarët është ajo që lidhet me përfitimet.  Cfarë kanë përfituar deri tani dhe cfarë mund të përfitojnë më shumë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, nga kjo nismë?

Me progresin ne Tregun e Perbashket mundesohet levizja e lire per studentet, per profesionet e lira, njohja e diplomave dhe levizja me karte identitetit. Po ashtu CEFTA ka mbyllur teknikisht 14 marreveshje qe i japin fryme shkembimeve tregtare brenda rajonit, por qe po presin firmen e vendeve (ne CEFTA Kosova perfaqesohet akoma nga UNMIK).

Gjithashtu, projektet e infrastuktures pritet ti japin me tej shtyse mobilitetit, shkembimit te ekspertizes, tregtise, nderlidhjes dhe turizimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *