12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Hakerat iranianë sulmojnë faqen zyrtare të INSTAT

Faqja e Institutit Shqiptar të Statistikave duket se ka rënë pre e një grupi hakerash iranianë, Homeland Justice.

Në një njoftim të bërë në rrjetet sociale, ky grup ka njoftuar se ka mundur që të hakerojë faqen e ëebit të INSTAT.

Sakaq, aktualisht faqja është e paaksesueshme nga qytetarët në motorët e kërkimit në Google.

Po ashtu, edhe zëdhënësi i INSTAT ka konfirmua: Po punojmë për rikuperimin e faqes.

INSTAT është vënë në qendër të kritikave publike për mungesën e transparencës me rezultatet e Censusit. Zyrtarisht institucioni ka lajmëruar se rezultatet do të shpallen në qershor të këtij viti, por opozita akuzon se INSTAT po manipulon të dhënat duke fshehur shpopullimin dramatik të Shqipërisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *