12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Hapen 4 tendera me vlerë 100 mln euro për Elbasan-Qafë Thanë

Autoriteti rrugor i Shqipërisë, ARRSH, hapi procedurat për zgjerimin e katër seksioneve të tjera të rrugës që lidh qytetin qendror të Elbasanit me pikën e Qafë Thanës pranë kufirit me Maqedoninë e Veriut. Buxheti total i pesë tenderave është 10 miliardë lekë ose mbi 96 milionë euro.

Ofertuesit e mundshëm duhet të jenë në gjendje të kryejnë punimet tokësore, prishjen, ndërtimin e trotuarit, zhvillimin e strukturave të vogla dhe të mëdha, instalimin e shenjave të trafikut dhe zhvendosjen e linjave të tensionit të lartë brenda një afati kohor 24-mujor për secilin nga pesë seksionet rrugore, thuhet në dokumentet e tenderit nga ARRSH.

Ofertat për secilin nga tenderat mund të dorëzohen deri më 8 maj.

Rruga Elbasan-Qafë do të kthehet në një rrugë interurbane me katër korsi, si pjesë e korridorit të 8-të, tanimë i përfshirë në rrjetin europian.

Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar rruga pritet të kushtojë më shumë se 200 milionë euro, pa segmentin e ri, nga Bushtrica drejt një pike të re doganore me Maqedoninë. Megjithëse emërtimi i rrugës është Elbasan – Qafë Thanë, rruga s’do të përfundojë në Qafë Thanë por në një pjesë të re, që edhe nuk është kryer projektimi. Ka disa variante, si ai me tunel, ndërsa kostot pritet të kapin majat, pasi të gjithë po shpejtojnë që të akordojnë miliona euro shtesë.

Në dokumentet e ARRSH-së shkruhet se ky aks përshkruhet si shumë i rëndësishëm në drejtim të turizmit dhe zhvillimit ekonomik, por shpesh herë me një trafik të rënduar dhe me gjendje jo të mirë të parametrave teknikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *