12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Hapet Orikum-Dukat

Aksi rrugor Orikum – Dukat do të vendoset në dispozicion të qytetarëve dhe automjeteve brenda dy javëve. Ministrja e infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi se punimet e rrugës që u ndërtua me koncesion janë në fazën e fundit.

Gjatë inspektimit të kantierit, Balluku tha se problemet me shpronësimet në zonë janë zgjidhur duke akomoduar përmes bonusit të qirasë edhe banorët në ndërtesa të palegalizuara.

Sipas Ministes, hapja e këtij segmenti do t’i shërbëjë ndjeshëm sezonit veror.

Orikum-Dukat po ndërtohet përmes një partneriteti publik-privat nga kompania Gjikuria. Rruga me gjatësi totale 14.7 kilometër kushtoi 67.4 milionë euro. Sipas formulës koncesionare, ndërtimi i rrugës u financua me paratë e vet kompanisë, ndërsa qeveria do ta shlyejë plotësisht pagesën me këste për 13 vjet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *