Banka Europiane per Rindertim dhe Zhvillim njoftoi se 6 kompani kanë arritur të kalojnë fazën e parë të procedurës së prokurimit që lidhet me përgatitjen e projektit, rishikimin e Dizajnit, Mbështetjen e Prokurimit dhe Monitorimit për hekurudhën Vorë-Hani i Hotit.
Në faqen e (BERZH), Hekurudha Shqiptare publikoi edhe emrat e kompanive që do të vijojnë në fazën e dytë të procedurës.
Por cilat janë këto kompani?
-ALTINOK – RITES Joint Venture. Turqi
-COwI A/S. Danimarkë
-IRD Engineering S.r.l. Itali
Italferr S.p.A. Itali
-NET Engineering / IDOM CONSULTING ENGINEERING ARCHITECTURE SAU. Itali
-SALFO AND ASSOCIATES S.A. – HILL INTERNATIONAL S.A. – SYSTEMA CONSULTING S.A. Greqi
Tenderi për projektin u çel në fund të vitit të shkuar duke u lënë kohë kompanive deri në fund të janarit për të shprehur interesin nga ku dolën edhe gjashtë emrat e përzgjedhur.
Hekurudha Vorë-Hani i Hotit është një nga linjat për të cilën ka pasur vëmendje të shtuar pas punës së nisur për rehabilitimin e linjës Tiranë-Durrës dhe pjesës së re në Rinas.
Vlera totale e projektit është 356 milionë euro, teksa do të jetë bashkëfinancim nga një sërë institucionesh financiare ndërkombëtare, ku vendi ynë ka kërkuar hua.
Kështu të paktën 160 milionë euro janë grant nga Korniza për Investime në Ballkanin Perëndimor, 100 milionë euro janë hua nga BERZH-i dhe 100 milionë euro të tjera nga Banka Evropiane e Investimeve. Projekti synon rehabilitimin dhe ndërtimin e 120 kilometrave linjë hekurudhore.