Hotelet shqiptare raportuan gati dy herë më shumë netë qëndrime shtatorin e këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Instituti i Statistikave raportoi se në shtator numri i netë qëndrimeve në hotelet dhe bujtinat shqiptare arriti në 820.7 mijë nga 437 mijë që ishte në shtatorin e vitit 2022.
Rritja e ndjeshme e turizmit po shton në progresion raportimet e hoteleve për netë qëndrimet e regjistruara. Në total si 9 mujor, hotelet shqiptare raportuan këtë vit 2 milionë netë qëndrime me shumë se 9 mujori i vitit të kaluar.
Sipas INSTAT, për periudhën janar-shtator 2023, në hotelet dhe bujtina shqiptare u regjistruan 5.2 milionë netë qëndrime nga 3.3 milionë që ishte shifra kumulative për nëntë mujorin e vitit të kaluar.
Sipas të dhënave, këto netëqëndrime u shpenzuan nga 1.95 milionë vizitorë gjithsesj, nga të cilët 1.2 milionë ishin turistë të huaj.