4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Inflacion? Në Kinë po luten për rritje çmimesh

Teksa gjithë bota po pëballet me valën e fortë të rritjes së çmimeve, Kina ka hallin e kundërt. Atë të rënies së çmimeve. Ekonomia kineze është zhytur në një spirale të uljes së çmimeve, e cila konfirmohet nga të gjithë indikatorët.

Në Maj, inflacioni vjetor regjistroi nivelin 0.2 për qind, thuajse në kufijtë e deflacionit. Por Dhe gjasat janë që ekonomia kineze të mbërrijë shpejt aty, pasi komponentët që formojnë çmimet në treg kanë hyrë sakaq në territor negativ. 

Çmimet në dyert e fabrikave ranë për tetin muaj rresht duke qenë 4.6 për qind më të ulëta se sa maji i vitit të kaluar. Kjo ishte rënia më e madhe në më shumë se 7 vjet, që nga shkurti i vitit 2016.

Ulja e shpejtë e çmimeve të prodhimit në Kinë po diktohet nga rënia e kërkesës, veçanërisht asaj nga jashtë, për produktet kineze. Ky është një sinjal i qartë se ekonomia kineze po ngadalësohet me ritme të shpejta.

Ekonomia botërore ofron një panoramë të çuditshme këto kohë. Ndërsa gjithë bota lufton më rritjen e çmimeve dhe bankat qëndrore po shtrëngojnë politikën monetare kudo, Kina po kërcënohet seriozisht nga deflacioni.  

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *