12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ish-bashkëshortja e Arben Ahmetajt paraqitet në SPAK

Albina Mançka, ish-bashkëshortja e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj është paraqitur sot në ambientet e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Për Maçkën ka pasur një fletëthirrje për t’u paraqitur në GJKKO më 21 mars, por seanca u shty për në datën 26 Mars.

Mançka është pyetur nga prokurorët, në lidhje me pasurinë që ka ndarë me ish-zv-kryeministrin e vendit. Mançka mësohet të ketë thënë gjatë marrjes në pyetje se vilën që i është sekuestruar ia ka lanë shoqja e saj, e cila jeton në Zvicër. Ajo tha se personalisht në emër të saj ka vetëm një shtëpi në zonën e ish-Bllokut në Tiranë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *