6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Italia gjen kurën antievazion për qiratë afatshkurtra/ Të gjitha listimet në Airbnb dhe Booking do të pajisen me kod kombëtar

Listimet pa një kod identifikues kombëtar do të hiqen nga Airbnb duke filluar nga viti 2025. Dëshira për të ecur në këtë drejtim u komunikua sot nga platforma te pronarët e banesave që jepen me qira afatshkurtër në Itali. Masa vjen pas takimeve të muajve të fundit mes qeverisë italiane dhe emrave të mëdhënj të sektorit si Airbnb dhe Booking.

Përtej sanksioneve të parashikuara nga ligji, që hyjnë në fuqi nga 1 janar 2025, kjo masë e bën praktikisht të pamundur listimin e një prone në Airbnb apo Booking pa paguar taksat.

“Kodi – thotë Valentina Reino, Shefja e Politikave Publike në Airbnb Italia – përfaqëson një zgjidhje të thjeshtuar dhe më të përdorshme për mikpritësit në krahasim me rregulloret lokale të fragmentuara dhe do t’u lejojë autoriteteve të kenë transparencë më të madhe në sektorin e qirave afatshkurtra në të gjithë territorin. Kemi kënaqësinë të vazhdojmë të bashkëpunojmë me Ministrinë e Turizmit në këtë fazë të tranzicionit nga kodet rajonale në kodin kombëtar të identifikimit, me synimin e përbashkët për një zbatim të qetë në dobi të mikpritëssve, qyteteve dhe vendit”.

Platforma më pas informoi të gjithë mikpritësit italianë për detyrimin për t’u regjistruar në Ministrinë e Turizmit dhe për synimin për të hequr reklamat pa kod identifikimi kombëtar në vitin 2025. Për të mbështetur pronarët e pronave që të përmbushin këtë kusht , Airbnb ka aktivizuar një linjë të dedikuar ndihme në bashkëpunim me shoqatën Altroconsumo, ofron njoftime dhe kujtime të rregullta nëpërmjet aplikacionit dhe ka nisur një fushatë për të ofruar udhëzime dhe burime shtesë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *