14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Italianët e kanë seriozisht, nis puna për të marrë ujin e Syrit të Kaltër

Një nga projektet prioritare për furnizimin me ujë të Pulias ka filluar të marrë formë, i rinisur nga bisedimet mes kryeministres, Giorgia Meloni dhe homologut të saj shqiptar, Edi Rama: një tubacion nëndetës me Shqipërinë. AQP(Acquedotto Pugliese), ujësjellësi më i madh në Evropë, tashmë ka nisur punën për të, siç thotë drejtoresha e përgjithshme, Francesca Portincasa.

Lajmin e ka bërë publik Milano Finanza, përmes një interviste me titullaren e AQP.

“Ideja konsiston në sjelljen e ujit nga Shqipëria në Pulia përmes një tubacioni nënujor. Gjithashtu po shqyrtohet mundësia e përdorimit të infrastrukturës, për shembull, për transportin e energjisë dhe ndërlidhjen me fibra”, është shprehur Portincasa, duke mohuar në mënyrë efektive zërat për ndërtimit e një centrali bërthamor në Shqipëri.

“Ne do të punojmë në një klimë bashkëpunimi për të arritur diçka nga e cila të përfitojnë të dyja vendet në baza të barabarta. Ne kemi nevojë për ujë. Dhe sapo të vendoset ndërtimi i tubacionit nënujor, mund të jetë e dobishme të optimizojmë energjinë duke e përdorur atë edhe për qëllime të tjera,” tregon ajo.

Sipas zyrtares italiane, hapi tjetër do të jetë formimi i grupeve të përbashkëta të punës për studimin e fizibilitetit. Qeveria shqiptare ka shprehur tashmë miratimin dhe vullnetin e saj për të trajtuar dosjen: diplomacia në punë, pra, me Rajonin e Pulias në rreshtin e parë si aksioner i vetëm i AQP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *