14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Kacidhja thirret në SPAK për aferën 5D

Drejtori i Ujësjellësit të Tiranës, Elton Kacidhja është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme.

Mësohet se Kacidhja është thirrur për aferën “5D”, një dosje që po hetohet nga prokurori Klodian Braho.

Ai ka dhënë sqarime mëngjesin e sotëm për këtë dosje, por edhe për aferat e tjera në Bashkinë e Tiranës të Erion Veliajt.

Gjykata e Apelit orientoi SPAK-un tek kreu i UKT
Elton Kacidhja një prej drejtorëve kryesorë të Bashkisë së Tiranës rezulton po ashtu në komunikime të vazhdueshme me biznesmenin Nestor Muhametllari, pronari në letra i kompanisë 5D konstruksion, pronarët faktikë të së cilës sipas SPAK janë Redi Molla dhe Mariglen Qato dy ish drejtorët që konsiderohen si njerëzit më të besuar të Erjon Veliaj.

Komunikimet mes tyre në rrjetin social whatsup kanë zgjatur 3 vite nga 2020 deri në 2023. “Vazhdimisht ato lënë takime me njëri-tjetrin në zyrë apo edhe jashtë saj”, thuhet në dosje.

Gjithçka lidhet me një procedurë tenderuese.

Nga 14 operatorë ekonomikë ku përshihet edhe bashkimi i operatorëve ekonomikë “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k., rezulton se pas vlerësimit të ofertave, ajo e bashkimit te operatorëve të mesipëm ka qenë në renditje në vendin e katërt.

“Rezulton se KVO-ja ka skualifikuar operatorin ekonomik në renditje ishte me ofertë më të ulët se bashkimi i operatoreve fitues, ndërsa një prej ofertave e ka vlerësuar si ofertë anomalisht të ulët dhe e ka skualifikuar. KVO-ja ka renditur në vendin e parë ofertën e bashkimit të operatorëve “VAS Konstruksion sh.p.k. – Senka sh.p.k.”,

– Komisioni ka paraqitur raportin përmbledhës për ecurinë e procedurës së prokurimit me nr. 15398/4 prot., dt. 18.11.2020, i cili është miratuar nga shtetasi Z. Elton Kacidhja në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor. Autoriteti kontraktor ka shpallur formularin e njoftimit të fituesit në datën 18.11.2020″, thuhet në dosje.

Gjatë kësaj kohe Muhametllari dhe Kacidhja kanë komunikime të vazhdueshme.

“Ata komunikojnë për projekte, për prokurimin e rikostruksionit të shkarkuesit katastrofik të ujëmbledhesit, rezervuari Allgjate, projekte për rezervuar Gjuslikonje, informacione mbi problemin e digës Gjysylkane, shkëmbejnë dokumenta me mesazhe, para dhe pasi zhvillohet procedura e prokurimit publik” thuhet në një nga vendimet e Apelit të Posaçëm që lë mjaft detyra SPAK në lidhje me aferën 5D.

“Të krijohet pershtypja se ka një marrëdhënie shumë të afert bashkepunimi ndërmjet tyre”, theksohet më tej në vendim. Pra Apeli u kujton SPAK se duhet të hetojë lidhjen mes Muhametllarit dhe Kacidhjas për të hetuar nëse zyrtari i Bashkisë ka abuzuar me detyrën duke favorizuar kompaninë 5D që zotërohet nga ish kolegët e tij Redi Molla që Mariglen Qato, që tani ndodhen prapa hekurave.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *