16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Kapen 35 mijë cigare elektronike kontrabandë

Doganat shqiptare kanë bllokuar një sasi prej mbi 34 mijë cigare elektronike.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave,  në Portin e Durrësit me Anijen MCS Caledonia II, nisur nga Gioia Tauro, Itali ka mbërritur një kontenier ngarkuar me cigare elektronike në sasinë 1500 kg ose 34 420 copë”.

Sipas njoftimit,  nga kontrolli i ushtruar nga autoritetet Doganore Shqiptare ka rezultuar se cigaret elektronike ishin pa pullë fiskale të Republikës së Shqipërisë apo të Republikës së Kosovës.

Për këtë arsye, administrata doganore ka pezulluar procedurat e tranzitit, është bërë bllokimi i kontenierit në sheshin e kontenierëve në Portin e Durrësit dhe është kryer referimi pranë Prokurorisë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës, për veprën penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë”, parashikuar nga nenet 172 të Kodit Penal.

Kjo është e disata herë që dogana bllokon cigare kontrabandë të cilat janë të destinuara për tu hedhur në treg pa paguar detyrimet fiskale përkatëse.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *