6 Dhjetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Kasacioni italian dënon Pfizer për abuzim me pozitën monopol

Është konfirmuar dënimi i Pfizer Italia, një degë e Pfizer Inc, industrisë farmaceutike më të madhe në botë, për abuzim me pozitën dominuese në tregun e “prostaglandinave” për trajtimin e glaukomës. Gjykata e Lartë e Kasacionit ka miratuar dënimin me të cilin Gjykata e Apelit kishte vendosur, ndaj gjigantit amerikan, dëmshpërblim prej mbi 13 milionë eurosh në favor të Ministrisë së Shëndetësisë për vonimin me shtatë muaj të aksesit të barnave gjenerike në tregun italian, pavarësisht se ato ishin tashmë të disponueshme dhe me kosto dukshëm më të ulët.

Shpenzimet e bëra nga shërbimi shëndetësor kombëtar
Në sytë e gjyqtarëve, përfshirë Këshillin e Shtetit, strategjia e zbatuar nga Pfizer për të mbrojtur ilaçin Xatalan, lider për trajtimin e glaukomës ishte në kundërshtim me rregullat e tregut. Patenta e Pfizer për këtë ilac duhet të kishte skaduar në vitin 2009, por kompania arriti ta anashkalojë afatin duke kërkuar një patentë të ndarë dhe një certifikatë plotësuese mbrojtje.

Sipas mendimit të shoqërisë ankuese, ky ishte një veprim ligjor për të mbrojtur të drejtat e saj legjitime pronësore. Por gjyqtarët kishin një mendim tjetër, sipas të cilit synimi ishte përjashtimi i konkurrentëve. Prandaj, kompensimi përfshinte kostot e rritura të Shërbimit Shëndetësor Kombëtar nga tetori 2009 deri në maj 2010, të kërkuara për të rimbursuar një ilaç të përfshirë në grupin “A” në vend të atyre të së njëjtës kategori terapeutike, por gjenerike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *