21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

‘Keqqeverisja në skaner, propaganda përballë fakteve’: Më shumë para, më shumë koncensione, më pak produkt

Nga Besnik Dervishi, Drejtues i Departamentit të Infrastrukturës në PD

Paradoksi ka shoqëruar edhe vitin 2023, ashtu si dhe ne 11 vitet e kesaj qeverisjeje, në fushën e infrastrukturës dhe të transportit.

Viti 2023 per fushen e infrastruktures dhe te transportit ishte viti i deshtimeve dhe mos realizimeve, i cili nuk solli permiresim te infrastruktures dhe te transportit, por rendoi akoma me shume xhepat e qytetareve.

A. Infrastruktura e transportit rrugor, e realizuar nepermjet;

Kontratave me Tenderim dhe Koncesioneve e PPP-ve.
Te karakterizuara nga te meta thelbesore, ne te gjitha etapat e meposhtme:

Projekte pa studime te mirefillta fizibiliteti, pa studime gjeologjike, me kosto shume te larte, pa oponenca teknike, pa respektuar afatet kohore dhe pa marre ne konsidertate studimet e meparshme, kordinimet me projekte te tjera infrastrukturore.

Procedura te prokurimit publik, me fitues te paracaktuar, duke zhvilluar procedura formale korruptive, ku konstatohet lehtesisht:
Mungese konkurrence, mungese gare, negocim i drejtperdrejte (mbi 5 milion leke), pamundesi kohore per pergatitje te nje oferte, skualifikim i te gjithe operatoreve konkurrues pervec fituesit, anullimi i Tenderit dy ose me shume here, per te siguruar fituesin e paracaktuar.
Theksojme qe: nga 224 tendera me fitues te shpallur, 152 procedura te tilla kane rezultuar me flamur te kuq.

Zbatimet e kontratave, jane karakterizuar nga :

Tejzgjatje e afatit te realizimit te tyre, duke trefishuar afatin fillestar te kontrates.
Video 1(afatet e Unazes e madhe te Tiranes, rruges Qukes -Qafe plloce)
Unaza veri lindore e ndare ne 8 lote, pervec njerit lot qe mund te perfundojne ne afat, te tjeret nuk mund te perfundojne ne afat, duke vazhduar te kemi ne Tirane nje gjysme unaze dhe ate jo funksionale, me nje trafik mbytes per qytetaret.
Projekti Qukes -Qafe plloce, i filluar prej 13 vitesh, akoma eshte nje objekt qe gllaberon para nga taksapaguesit, dhe nuk mbaron kurre.

Kosto shume te larta për ndërtimin e një km rrugë, krahasuar me te njejten kategori rruge ne rajon dhe ne BE, apo dhe me kontratat e realizuara gjate periudhes 2005-2013, duke bere Shtesa te kontates, me kosto te reja financiare.
Unaza e madhe e Tiranes, loti 3 (ku 1 km kushtoi 20 milion euro), e filluar ne 2019, me afat 24 muaj, jo vetem qe akoma nuk ka nje date pefundimi, por ne prill te ketij viti ju akorduan dhe 4.2 milion euro te tjera shtese, per te ribere nje projekt te bere gabim(duke mos mjaftuar 20 milion euro per km).
Nyja e ish sheshit shqiponja(loti 1) me nje vlere te deritanishme mbi 45 milion euro, e realizuar me nje projekt jo funksional, duke zvendeuar projektin e pare(me vlere 20 milion euro)me 3 nivele ne te cilin 2 drejtimet kryesore ishin te parashikuara te pa nderprera nga njeri tjetri dhe tani kemi hyrjen dhe daljen per ne Tirane me semafore dhe nje gryke shishe.

Arsyeja?!
Per t’i hapur teren ndertimit te pallateve ne anet e aksit kryesor, nga bashkia e tiranes, per klientet e saj.

KONCESIONET dhe PPP-te

Koncesionet dhe PPP-te e kryera gjate periudhes 11 vjecare kane humbur plotesisht qellimin dhe funksionin per te cilet ato jane krijuar, pasi nuk financohen nga private por nga taksapaguesit, per te cilat duhet te zhvilloheshin procedura te hapura prokurimi, ku te garantohej konkurenca, gje qe do te sillte kursim te fondeve publike. Per kete shkak ato kane rezultuar me:
– Kosto te larta, mosrealizim ne afatin e percaktuar:

Duke mos zbatuar procedrat e prokurimit public ne te gjitha PPP -te, fituesit jane paracatuar duke paraqitur vetem oferten e tyre, e cila rezuton disa here dhe me e larte (dy deri tre here) se kostot e fryra te rrugeve, qe permendem me siper.

Afatet jane shtyre disa here, me vite te tera, ne kundershtim te hapur me kushtet e kontrates.

Rast tipik eshte PPP-ja per Rrugën së Arbrit. Kjo kontratë ka çmim rreth 267 milionë euro, i cili përfshinte përfundimin e kësaj rruge me çelësa në dorë qe do te thote te kolauduar dhe te vene ne shfrytezim.( Ka pasur nje projekt nga nje studio e huaj, qe kushtonte 160 milion euro). Për çdo vit i janë shtuar fonde për punime të cilat kanë qenë pjesë e kontratës baze.(vitin e kaluar jane akorduar 2 tendera 20 milion euro per punime per rehabilitimin e skarpateve te rruges). Si dhe nje by pass provizor rreth 37 mln Euro.

Përfundimi i rrugës është shtyrë disa herë. Vlera totale e saj ka shkuar sot që flasim mbi 400 milionë euro dhe eshte vene ne perdorim nepermjet nje by-pass-i, i cili eshte jashte cdo parametri per nje nje rruge te nje kategorie te tille dhe i pa mirembajtur.

Mosfinancimi ne kohe i projekteve dhe zvarritja e realizimit te tyre, jo vetem qe rrite koston e tyre, si rezultat i rritjes se cmimeve ne vite dhe mbajtjes hapur te kantiereve, por dhe humbjes se efektivitetit te investimit.

Koncesioni i rruges Lekaj- Rrogozine- Fier, Akoma nuk ka fillua, megjithese kontrata e tij nise qe ne pranvere 2023.
Menaxhimi i keq dhe mungesa e mbikqyrjes, Venie ne shfrytezim te tyre te pa perfunduara dhe te pa kolauduara, hapja para afatit per efekte elektorale, ka bere qe jo betem qe te kemi nje cilesi te dobet te punimeve, por duke mos qene e kompletuar me sinjalsitiken e duhur sipas projektit, ka shkaktuar ngjarje te renda (aksidente me pasoje humbje jete).

Per ilustrim

By-Pass i Vlores, Kardhiq-Delvine, Dukat- Orikum, te tre keto projekte jane vene ne shfrytezim te pa perfunduar.

Premtimi i qeverise per nisjen e punimeve ne vitin 2024 per zgjerimin e aksit Tirane- Durres, me segmentin e pare Tirane – kthesa e Rinasit, (projekti i te cilit ka rreth 8 vite qe fle ne sirtaret e Qeverise dhe i ka kushtuar buxhetit te shtetit 1.9 milion euro), jo vetem qe nuk ka asnje lek te planifikuar ne buxhetin e 2024, por dhe copetimi i tij ne lote nuk i sherben aspak konkurences se hapur, uljes se kostos dhe realizimit ne afat te tij.

B. Transporti detar

Ashtu sic e pame dhe nga video, u premtua qe porti i ri qe do te ndertohet ne Porto Romano,per te zevendesuar ate te Durresit, do te ndertohet me parate e privatit dhe ne Korrik 2023 nenshkruhet kontrata per faljen e 82 hektare toke nga porti I Durresit(ku vlera aktuali e truallit, me cmimin e tregut shkon rreth 1.5 miliard eoro) pasi kete truall do të ndërtohen pallate, hotele e kazino private.

Nentor 2023, qeveria vendos qe Porti i Ri ne Porto Romano do te ndertohet me parate e taksapagueseve dhe jo sic u premtua qe do te ndertohet nga private.
Kostoja totale e kesaj zhvendosje do te kaloje shifrat e 1.2 Miliard eurove, duke bere qe te ikin dem miliona euro te financuara nga BE per modernizimin dhe rritjen e kapacitetit perpunues te portit te Durresit.

Konkretisht:
Mars 2023,BE anulon 60 milion euro(30 grant + 30 kredi) projekti per ndertimin e kalates1 dhe 2, IPF 7.
Ne prill 2023 kompania gjerman çone ne arbitrazh qeverine shqiptare per nderprerjen e kontrates duke kerkuar 40 milion euro.

Per kete zhvendosje, ne vitin 2024 do te paguhen 86 milion euro nga 400 milionë vetem per fazen e pare, në 3 vitet në vazhdim do të shpenzohen nga paratë e taksapaguesve).

E njejta situate eshte edhe ne Portin e Vlores dhe te Sarandes ku portet ekzistues jane dhene per marina.
Shengjini u trumpetua si port per Kosoven dhe sot eshte ne veshtiresi financiare sa nuk paguan dot as pagat e punonjesve pasi ka rene numri I anijeve qe prekin kete port.

Transporti hekurudhor

Ne fund te vitit 2023 duhet te perfundonte hekurudha Tiranë-Durrës, e cila ka 3 vjet që ka nisur. Kujtojme qe vetem procesi i tenderimit te saj ka zgjatur 5 vjet.
Funksionimi i transportit hekurudhor, qe eshte transporti me i rendesishem per mallrat dhe udhetaret, duke diversifikuar transportin tokesor do te bente qe te kishim transport me kosto dhe ndotje me te ulet por do te ulte ndjeshem dhe trafikun e transportit rrugor

Sipas direktivave te Bashkimit Europian, hekurudha duhet te ishte pjese perberese e korridoreve kryesore(10 korridore te tilla) te cilat asistohen dhe financohen nga vete Bashkimi Europian. Pjesa shqiptare e Korridorit te 8-te, i cili lidh Detin e Zi me ate Adriatik, nepermjet portit te Durresit dhe te Vlores me autostrade dhe hekurudhe eshte lene pas dore prej vitesh, duke bere qe i gjithe trafiku i mallrave e destinuar per ne portin e Durresit, te devijoje ne Selanik, Igumenice apo Tivar.
Kjo perkthehet ne humbje shume te medha financiare per ekonomine tone.

Transporti ajror

– Megjithese ka patur nje plan per aeroportin e Jugutdhe studime te ndryshme te fizibilitetit per zhvillimin e transportit ajror, ato nuk jane marre ne konsiderate. Ne prill te 2021, disa dite para zgjedhjeve parlamentare gjate inaugurimit te fluturimeve ne aeroportin e Kukesit, premtohet per hapjen e gares per aeroportin e sarandes, tani ndryshon mendje Qeveria dhe premton ate te Gjirokastres.

Video me inagurimin e aeroportit te kuksit dhe pamjen me zero fluturime
Vere 2023 nderpriten fluturimet ne aeroportin e Kuksit. Megjithese studimet e ndryshme te fizibilitetit e e nxirnin pa interes ekonomik, aty u investua per arsye elektorale. Sot ky aeroport nuk funksionon

Po ashtu nje ceshtje tjeter qe duhet adresuar eshte situata me kompanine Air Albania e cila nuk publikon bilancet dhe perdoret nga qeveria sipas nevojave te saj. Kjo kompani vazhdonte te fluturonte ne Kukes edhe pse nuk kishte pasagjere qe justifikonin linjen. Po ashtu mbetet per tu sqaruar edhe pagesat e fluturimeve te Kryeministrit me charterin qeveritar.

Aeroporti i Vlores, eshte miratuar ne kundershtim me studimin e ndikimit ne mjedis. Organizatat mjedisore kane protestuar duke e kthyer ne shqetesim nderkombetar por qeveria me kokefortesi vazhdon punimet ne nje zone te mbrojtur qe per me teper eshte korridor i shtegtimit te zogjve me dhe mund te kete pasoje per fluturimin e avioneve, duke rrezikuar kesisoj jeten e udhetareve.

Nevoja per zgjatimin e pistes ne aeroportin e Tiranes eshte evidentuar me kohe por nderhyrja e vonuar do te krijoje situate kaotike tani qe numri i fluturimeve eshte rritur ndjeshem.

Problematika me fondet e Albcontrol te bllokuara nga ceshtja arbitrazhit me Bechetin e ka vene ne pozite te veshtire kete kompani e cila eshte detyruar te marre hua nga shteti

Si përfundim:

Siç edhe e ilustruam me siper, qeveria ka programuar per vitin 2024 rritje të shpenzimeve, por jo investime te mjaftueshme për rrugë, trasport ajror, hekurudhor dhe ate detar apo ujesjellesa, kanalizime.

Edhe aty ku qeveria ka programuar shpenzime dhe investime, efikasitieti I tyre demtohet nga politikat e pa qendrueshme te qeverise.per fushen e transportit dhe infrastruktures.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *