Prurjet e larta në dy hidrocentralet e poshtëme të Kaskadës së Drinit i kanë mundësuar Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare të rinisë eksportet e energjisë. Këtë fundjavë KESH finalizoi shitjen e rreth 17 mijë mega vatëve energji me një çmim mesatar prej 117.35 euro për mega, duke arkëtuar afro 2 milionë euro.
Gjatë muajit nëntor janë zhvilluar disa proceduara, ku janë shitur në total rreth 70 mijë megavat me çmim mesatae 116.5 euro/ mëh.
Kjo do të thotë se nga transaksionet e shitjes Korporata ka gjeneruar të ardhura, në vlerën e rreth 8 mln euro. Gjithsesi, këto nuk janë të ardhurat e vetme të siguruara nga aktiviteti i shitjes së energjisë, si pasojë e mbiprodhimit të Kaskadë. Kjo, pasi përgjatë 6 muajve të parë të vitit 2023 janë realizuar një seri procedurash tenderuese, nga të cilat KESH arkëtoi 41.5 mln euro. Së bashku me shitjet e nëntorit, të ardhurat e gjeneruara kapin vlerën e 49.5 mln euro.
Blerje energjie u realizuan vetëm përgjatë periudhës korrik – tetor, por gjithsesi fatura nuk ka qenë në nivele shumë të larta, sidomos në raport me vitin 2022. Kjo situatë, u ndikua edhe nga çmimet në tregjet ndërkombëtare që kanë shkuar drejt stabilizimit dhe niveleve të parakrizës, së shkaktuar nga lufta në Ukrainë. Ndërkaq, teksa shifrat sivjet flasin për një situatë të favorshme, nga ana tjetër tregojnë varësinë që ka sektori nga moti, për shkak se mbi 98% e energjisë në vendin tonë prodhohet nga hidrocentralet.