4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kjo do të jetë makina më e shitur në Europë për vitin 2023

Tesla Model Y pritet të jetë automjeti më i shitur në Europë për vitin 2023. Crossoveri i prodhuar në Gjermani nga prodhuesi amerikan Tesla po thyhen çdo rekord në shitje. Të dhënat e Institutit britanik Jato Dynamics tregojnë se në gusht Tesla Model Y vazhdoi të kryesojë renditjen e përgjithshme të modeleve evropiane me 21,549 njësi, 208% më shumë krahasuar me të njëjtin muaj të gushtit 2022.

Gjatë tetë muajve të parë të vitit, shitjet e Y arritën në 169,420 njësi, vëllimi më i lartë i regjistruar midis të gjitha modeleve të disponueshme në Kontinentin e Vjetër. Për më tepër, Model Y ishte modeli kryesor në gusht në Belgjikë, Danimarkë, Holandë, Norvegji, Suedi dhe Zvicër, si dhe arriti në pesëshen e parë si në Gjermani ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar.

Bum shitjesh për elektriket
Kërkesa për automjete elektrike u rrit në mënyrë dramatike në Gusht në Evropë duke përfaqësuar 22% të totalit të regjistrimeve. Sipas të dhënave gjatë Gushtit në Europë u shitën 196 mijë automjete elektrike me një rritje prej 102%, krahasuar me Gushtin e vitit të kaluar.

Vendet evropiane që shënuan rritjen më të madhe në shitjet e automjeteve elektrike ishin Belgjika (+224%), Greqia (+183), Luksemburgu (+164%) dhe Portugalia (+164%). Gjermania gjithashtu u rrit (+171%) që përfaqësonte 44% të kërkesës totale evropiane.

Tesla dhe MG janë markat më të shpërblyera nga rritja
Tesla dhe MG përfituan më së shumti nga rritja e kërkesës për automjetet elektrike. Midis janarit dhe gushtit, shitjet e Tesla-s u rritën nga 45,600 njësi në 2020 në një rekord 236,400 njësi këtë vit. Për më tepër, në gusht Tesla fitoi 2.43 pikë të aksioneve në tregun e përgjithshëm, duke arritur një rekord të ri prej 3.76%, ndërsa pjesa e markës kaliforniane në tregun e elektrikeve shkoi nga 10.2% në gusht 2022 në 17.3% të të njëjtit muaj 2023. Tesla Modeli Y pritet të bëhet makina më e shitur në fund të vitit.

Markat më të penalizuara nga bumi i elektrikeve
Hyundai-Kia, Stellantis dhe Volkswagen janë ndër markat që u është dashur të paguajnë çmimin e rritjes së madhe të Tesla dhe MG. Stellantis, për shembull, duhet të presë që markat Citroen dhe Peugeot të mund të vendosin në gamën e tyre më shumë modele elektrike, të cilat gjithsesi janë tashmë në rrugë e sipër, edhe duke qenë se gama e naftës vazhdon të shënojë një rënie të madhe. Ndërsa Hyundai-Kia dhe Volksëagen po shohin rritje me modelet e tyre elektrike, rritja nuk po mban ritmin me mesataren e tregut. 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *