27 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Komisioni Hetimor për Sterilizimin dhe Check Up-in mblidhet të hënën

Një ditë pasi u miratua ngritja e tij në Kuvend, është njoftuar edhe mbledhja e parë e komisionet hetimor parlamentar për koncesionet në shëndetësi, më konkretisht për atë të sterilizimit dhe Check up-it.

Kryetarja e komisionit, Albana Vokshi ka njoftuar anëtarët e tjerë se mbledhja e parë do të zhvillohet të hënën më 25 mars në orën 11:00.

“Pas miratimit në Seancën Plenare të Kuvendit, datë 21.03.2021, bazuar në ligjin “Për Organizimi dhe Funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, mbledhja e parë e “Komisionit Hetimor të Kuvendit për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi” do të zhvillohet ditën e hënë, datë 25 mars 2024, ora 11.00 në Kryesinë e Kuvendit”, thuhet ne njoftimin e Albana Vokshit.

Kujtojmë që Komisioni Hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi mori 95 vota pro, një abstenim dhe asnjë kundër. Ngritja e dy komisioneve hetimore, Sterlizimi dhe trajtimi i të Dhënave të Sistemit TIMS ishin pjesë e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës që riktheu normalitetin në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *