15 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Korporata e Investimeve Shqiptare do të ndërtojë parkun teknologjik dhe shkencor “DURANA Tech Park”

Një park teknologjik dhe shkencor do të ngrihet pranë qytetit të Durrësit. Në mbledhjen e fundit, Këshilli i Ministrave vendosi hapjen e ketij parku në  një sipërfaqe prej 140 400 metër katrorë  në  zonën e Xhafzotajt, që  do të  quhet “DURANA Tech Park”.

Parku do të ketë për funksion kryerjen e sërë veprimtarish në fushën e programimit, të sistemeve të komunikimit dhe sigurisë, kërkimit të programeve inovative dhe veprimtari të tjera në fushën e teknologjisë së informacionit. Konkretisht, në fushën e programimit është parashikuar të realizohet analiza e kërkesave të sistemeve softë are, projektimi i arkitekturës dhe dizenjimi i detajuar i tyre, zhvillimi, mirëmbajtja dhe testimi i sistemeve softë are.

Në fushën e komunikimit dhe sigurisë, do të kryhen analiza, projektimi, zbatimi dhe mirëmbajtja e sistemeve të komunikimit të rrjetit të pajisjeve të teknologjisë së informacionit, projektimi dhe zhvillimi i sistemeve të sigurisë, transferimi i të dhënave dhe infrastrukturës përkatëse nga një teknologji e vjetër në një të re.

Ndërsa në fushën e kërkimit, ky park do të përfshijë kërkimin, testimin e aktiviteteve që përfshijnë teknologjitë robotike, pajisjet dhe sistemet që përdorin sisteme të kompjuterizuara kontrolli apo kërkim në programe inovative.

Përmes investimeve të  vazhdueshme strategjike në projekte të  kësaj natyre, Shqipëria kërkon të  përshtatet me trendet e ndryshme globale, të  përparojë  në  teknologji dhe të  ketë  një  rol të rëndësishëm në  tregun rajonal dhe europian.

Shtetet po orientohen gjithnjë e më tepër drejt investimit në fushën e inovacionit, pasi ky i fundit nxit zhvillimin ekonomik, progresin shoqëror, përmirëson konkurrueshmërisë, produktivitetin, cilësinë e jetës dhe ndihmon në adresimin e sfidave të caktuara shoqërore.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *