4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Krimi i mungesës së ilaçeve tek Onkologjiku/ Agron Shehaj kërkon interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë

Themeluesi i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka kërkuar një interpelancë urgjente me ministren e Shëndetësisë Albana Koçiu për skandalin e mungesës së ilaçeve në Spitalin Onkologjik. Duke u nisur nga faktet e zbuluara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe ato të bëra publike në media, Shehaj kërkon nga ministria e Shëndetësisë të tregojë se çfarë masash ka marrë për situatën dramatike, që rrezikon jetën e pacientëve.

Kërkesa e plotë:

Lenda: Kerkese per interpelance me ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale,

Znj Albana Koçiu
Drejtuar: Znj. Elisa Spiropali
Kryetare e Kuvendit te Shqiperise

E nderuar zonja Kryetare,
Bazuar ne nenin 80, pika 1 e Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, ne mbeshtetje te nenit 96 te Rregullores se Kuvendit, kerkoj interpelance me ministren e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale, Znj Albana Koçiu ne lidhje me mungesen e medikamenteve ne Spitalin Onkologjik.

1. Referuar te dhenave te dosjes hetimore te Prokurorise se Posaçme, te raportit te Kontrollit te Larte te Shtetit dhe te raportimeve mediatike, Spitali Onkologjik eshte gjendur vazhdimisht ne mungese te medikamenteve jetike per te semuret me tumor. Cfare masash keni ndermarre ju per te garantuar furnizimin me medikamente ne kushtet kur ne Spitalin Onkologjik ka ende mungesa?

2. A keni verifikuar ju gjetjet e raportit te KLSH apo te mediave sipas te cilave barnat vetem per perdorim spitalor shiten lehtesisht ne farmacite private?

3. Pse qe prej 3 vitesh nuk keni rinovuar listen e barnave te rimbursueshme? A mund te na thoni se cili eshte demi ne Buxhetin e Shtetit per shkak te mos aprovimit te kesaj liste?

Mbetem ne pritje te caktimit te dates se interpelances ne perputhje me afatet e
percaktuara ne Kushtetuten e Shqiperise dhe Rregulloren e Kuvendit.

Duke ju falenderuar per bashkepunimin.

Deputeti
Agron Shehaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *