25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ku po shkon “call center”? Përgjysmohet numri i të punësuarve, shkak edhe SPAK

“Call Center”, industria më e madhe e punësimeve për të rinjtë shqiptarë në dekadën e fundit po tkurret. Nga gati 25 mijë të punësuar në këtë sektor në 2015-n, numri operatorë telefonikë ka rënë nën 11 mijë këtë vit. 

“Ka gjithmonë e më pak të rinj që duan të punojnë në këtë sektor. Mos harrojmë se pjesa më e  madhe e tregut është e përqendruar në Itali. Italisht-folësit sa po vjen e po rrallohen. Kjo për shkak të brezave të rinj 18-20 vjeçar që nuk njohin këtë gjuhë,” shprehet Tonin Preçi, kryetari i Sindikatës Kombëtare së Qendrave të Kontaktit.

Ndryshimi i tipologjisë së aktivitetit, nga shitje apo shërbim klienti drejt bursave dhe skemave të tjera mashtruese, përpjeke të cilat janë zbuluar nga SPAK janë një tjetër arsye e rrudhjes së këtij sektori. Numri i kompanive që operojnë si qendra të thirrjeve telefonike nga rënë në 508 nga 848 në 2015-n. 

“Ka ndikuar në prishjen e imazhit të sektorit. Por dua t’u them të rinjve që të mos bëhen pjesë e këtyre skemave mashtruese pasi do të përzihen në aktivitete kriminale.”

Megjithatë shumë të rinj e vijojnë t’i cilësojnë “Call Center” si vendet e vetme të punës që gjenden lirshëm dhe mund të punosh me orare të reduktuara për të fituar një rrogë minimale, krah shkollimit.

Sektori call center mori zhvillim pas vitit 2010, pasi kompanitë italiane e transferuan aktivitetin e tyre në Shqipëri, duke shfrytëzuar koston e lirë të fuqisë punëtore dhe njohuritë e gjuhëve të huaja.

A2 CNN

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *