Pas përmbylljes së dy fazave të para të thirrjes, Korporata e Investimeve Shqiptare ka përzgjedhur 10 studio arkitekturore si finaliste për projektet e 4 kullave që do të ngrihen në tokën shtetërore nga privatët.
Emrat e studiove janë bërë publike nga kryeministri Edi Rama gjatë konkursit për përzgjedhjen e dy projekteve të para. Në mes tyre gjendet studio arkitekturore nga Franca, Anglia, Italia dhe SHBA.
“KONKURSET PËR DY PROJEKTET E PARA TË KORPORATËS SHQIPTARE TË INVESTIMEVE, ku 10 studio prestigjioze paraqesin përpara jurisë ndërkombëtare projekt-idetë për 4 zhvillime të reja, të cilat do t’i hapin rrugë një qasje të re për ndërtimin e zyrave dhe krijimin e hapësira të reja të shërbimeve bashkëkohore për administratën publike, ku shteti vendos në dispozicion pronat publike dhe më pas fton në konkurs investitorë vendas e té huaj për ndërtimin e projekteve, nga ku shteti do të përfitojë si pronar i truallit njé infrastrukturë të re për instituciine publike që ende rrinë në mjedise me qera apo ende nuk e kanë selinë e tyre të shekullit të ri, si për shembull Biblioteka Kombëtare, etj” shkroi Rama në profilin e tij në facebook.
Kullat
Shteti parashikon të heqë dorë nga disa prona të rëndësishme publike për t’i lënë vend zhvillimit të kullave në këmbim të zyrave të administratës. I pagëzuar me emrin “Energjizimi i qyteteve: Zhvillimi Inovativ i Pronës Publike,” projekti ka pjesë përbërëse dy lote.
Por cilat janë në fakt pronat shtetërore që do të kalojnë te privati në këmbim të zyrave?
Projekt te Komuna e Parisit
Sipas dokumentit një prej atyre që do të zhvillohet është prona e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m2. I përdorur më parë si parkim për automjetet shtetërorë, vendi ndodhet brenda një lagje qendrore të Tiranës, me rritje të shpejtë.
Ajo përmban blloqe apartamentesh të ndërtuara nga vitet 1950 deri sot, shumicës prej të cilëve u mungon parkimi nëntokësor, duke e bërë praninë e automjeteve në hapësirat publike shumë të dukshme. Përveç ndërtesave rezidenciale, zona gjithashtu ka edhe objekte shërbimi.
Programi për këtë sit, i cili është zhvilluar bazuar në kërkesat specifike të secilit institucion dhe më pas është qartësuar përmes disa punëtorive dhe konsultimeve, arrin një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 30,000 m2 dhe do të përdoret tërësisht për zyra. Ky program do të akomodojë 22 institucione, secili me hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta. Disa prej këtyre institucioneve punojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin ose janë pjesë e së njëjtës ministri, ndërsa të tjerët.
Kompania private që do të ndërtojë zyrat e shtetit me paratë e veta tek Komuna e Parisit do të marrë në këmbim të drejtën për të ndërtuar jë kullë deri në 41 kate në tokën shtetërore në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar.
Toka në dispozicion të këtij ndërtimi është 2840 metra katrorë dhe kulla do të ketë një sipërfaqe totale ndërtimi nga 48,000-52,500m2.
Projekt tek ASHK pranë shkollës Harry Fultz
Loti i dytë parashikon ndërtimin e zyrave në vendin ku sot gjendet Agjencia Shtetërore e Kadastrës, pranë shkollës Harry Fltz. Ndërtesa ekzistuese e ASHK do të mbetet në sit. Programi i ri duhet të projektohet për të plotësuar strukturën ekzistuese, duke përfshirë ndërtimin shtesë në anët dhe potencialisht mbi të për të maksimizuar hapësirën e disponueshme. Siti i propozuar ka distance 1.8 km nga qendra e Tiranës, afër me Sheshin Skënderbej dhe bulevardin kryesor, ku gjenden pjesa më e madhe e funksioneve administrative të Tiranës”
Në këmbim të shtimit të zyrave në vendin ku gjendet sot ASHK, kompania private merr të drejtën që të ndërtojë kullë në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Kulla do të ketë 25 deri në 40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 m2 dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30,000-40,000m2 .
Studiot finaliste
ANDREA CAPUTO (Itali) dhe SO-IL (USA)
COLDEFY (Francë)
EMBT Architects (Spanjë)
SNOHETTA (Norvegji)
ZAHA HADID Architects (UK)
ARCHI-TECTONICS (USA)
ARCHITECTURE STUDIO (Francë)
BAUKUH (Itali)
COOK RESEARCH (Angli)
MAD Office (SHBA)