25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Editorial Kryesore Lajme nga vendi

Kulti i diplomës së papunësisë dhe një pyetje për ministren e Arsimit!

Irena Beqiraj

Në 30 vjet në shoqërinë tonë është ushqyer Iluzioni se ne mund të ndryshojmë në mënyrë dramatike shpërndarjen e njohurive akademike edhe cilësinë e kapitalit human me anë masivizimit të arsimit lartë. Miti që të gjithë duhet të kenë shanse të barabarta na ka cuar të besojmë edhe me pas aplikojmë marrëzinë se ‘Të gjithë duhet të shkojnë në universitet sepse kështu do të kenë të gjithë punë edhe paga të larta’.

Në fakt krejt e kundërta ka ndodhur. Papunësia për njerëzit me arsim të lartë është 9.8% ndërkohë për njerëzit me arsim 9 vjecar është 9.1%. Ndërkohë që tregu është treguar gjithmonë e më bujar me njerëzit e pa arsimuar , duket se nuk ka asnjë reflektim nga ana e politikëberjes , por jo vetëm.

1. Masivizimi i arsimit të lartë !
Të djathtët besonin se masivizimi pa ulur cilësinë mund të arrihej nëse zbatonin mekanizmat e tregut në arsim. Ata ishin të bindur se nëse përfshihej sektori privat në arsim presionet konkurruese do t’i nxisnin shkollat ​​dhe mësuesit të rrisin cilësinë dhe të nxjerrin studentë që do te shkëlqenin akademikisht.

Të majtët përdorën supozimin optimist por qartësisht të rremë që edhe nëse vazhdojmë ta konsiderojmë arsimin e lartë si një të drejtë universale por te korrigjojmë disa gjëra në mjedisin arsimor, si programet, numrin i shkollave , autonominë e universiteteve , ndërkombëtarizimin e universitete arrijmë të ofrojmë mundësi të barabarta për të performuar cilësisht në mjedisin akademik. Te dy këto qasje anashkalojnë një variabël të rëndësishëm atë që disa njerëz janë thjesht më të prirur ndaj njohurive akademike sesa disa te tjerë.

Bazuar në këtë optimizëm të gabuar , sot arsimi i ngjajson aplikacionit te google map . Pra është shëndruar në një mjet që të ndihmon për të arritur në destinacionin ( atë të diplomimit ), por pa ofruar asnjë indikacion pse vlen të jesh në atë destinacion , krahasuar me destinacion tjetër që mund të ishte më i përshtatshëm për ty.

Kur mesatarja e hyrjes në universitet ulët në 6.5, rritet mundësia që tek individi apo familja te krijohet perceptimi se duke u rregjistruar në universitet po investon për vete apo për pjestarin e vet.

Një mashtrim ky, që kur përqafohet kolektivisht sic ka ndodhur në Shqipëri, e transformon universitetin per studentët mediokër edhe të dobët nga një investim në një shpenzim të kotë, por në të njëjtën kohe ul vlerën e investimit për studentin e mirë.

2. Cilësia e arsimit të lartë !
Së dyti nuk u konsiderua asnjëherë nga politikëberja fakti se masivizimi i cili sic mund të keni dëgjuar ka ndodhur edhe në Europë edhe në Amerikë, kishte nevojë për fonde. E ndërsa Europa e masivizoi arsimin kishte mundësi të harxhonte 11,000 mijë euro në vit për studentë ndërsa shqiperia harxhon 980 euro.

Pra politikë -bërsit harruan që arsimimi është një shërbim që nuk u nënshtrohet të gjitha parimeve të ekonomisë së shkallës, gjë që vështirëson përmbushjen në të njëjtën kohë, të tre objektivave – cilësi, sasi dhe kosto e ulët. Dhe si i tillë kompromisi është bërë në kurriz të cilësisë. Me numrat e larta të diplomimit dhe shpenzimet e ulta, cilësia e arsimit lartë vendas ka rrëshqitur në greminë, pa kthim. Ai nuk ushqen më as shpresën për prosperitet ekonomik personal e as zhvillimin ekonomik kombëtar.

3. Lidhja e arsimit të lartë me ekonominë edhe zhvillimin !
Papunësia e lartë tek të diplomuarit por edhe fakti që Shqipëria renditet në vendit 119-të në botë dhe e fundit në rajon në komponentin e “prodhimit të dijes dhe teknologjisë”, pra, me performacën më të ulët në krijimin, impaktin dhe shpërndarjen e dijes, tregon një handikap tjetër që padyshim pedagogët e arsimit të lartë, e njohin.

Njohuritë shkencore, pavarësisht se nga vijnë apo se ku janë prodhuar, mbetet të papërdorura, të varrosura apo magazinuara brenda kullës së fildishtë, të akademisë. Sistemi linear i shkencës, i cili presupozohet të lidhë shkencën me ekonominë dhe zhvillimin shoqëror, nuk funksionon, sepse sektorit të shkencës i mungon pikërisht aftësia për të identifikuar nevojat e sektorit privat, pasi nuk ekzistojnë eco-sistemet e shpërndarjes dhe krijimit të njohurive te cilat mundësojnë transferimin e njohurive të nevojshme në ekonomi edhe anasjelltas nevojat e ekonomisë për shkencë. Lipset një lidhje direkte e shkencës me biznesin, edhe me gjithë aktorët e tjerë ekonomikë.

Nje element tjeter qe e pengon zhvillim është mungesa e dinamikës në drejtimin e universiteteve publike . Drejtimi i universiteteve publike përfaqson establishmentin më të madh ne vend ku për 30 vjet drejtohen nga të njëjtit njerez që nuk hapin gare. Thënë këtë, arsimi i lartë i atrofizuar , nuk gjeneron përfitime ekonomike, as në afat të shkurtër e as në afat të gjatë.

Edhe deri tani flasim vetëm për përfitimin e njohurive edhe jo për edukimin i cili nuk lidhet vetem me aftësinë edhe njohuritë për të trasmetuar edhe përthithur informacion por lidhet me aftësinë për ngritur pyetjet e duhura.

Edhe pyetje që une kam sot për ministren e asrsimit është vetëm një : a ka pyetur ndonjëherë cilët janë faktorët e riskut që strategjia e arsimit të lartë ku perfshihet edhe programi i ndërkombëtarizimit dhe profilizimit të universiteteve që ajo proklamon të dështojë?

Nëse do të ndërmerrte një kërkimin serioz për t’ju pergjigjur kësaj pyetje, jam e sigurt që ministres nuk do ti mbetej asnjë minutë kohë për fotografi por ajo mund ti jepte vetes mundësinë të bënte dicka të mirë për të ardhmen e këtij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *