17 Maj, 2025
Tirana, Albania
Editorial Kryesore

Kurthi i ideve te këqija dhe paqja fiskale e socialistëve!

Nga Kapitali

Përmbledhtazi 4 elementë ka paqja fiskale e propozuar nga socialistët :

1) cdo 10 vjet pastrojmë rregjistrat!
Nje pastrim i tillë është berë në vitet 2016-2017. Do të fshihen të gjitha detyrimet interesat e kamatvonesat e bizneseve që janë më të vjetra se 10 vjet, ndryshe quhet pastrim i regjistrave tatimore nga detyrime qe janë parashkruar edhe nuk mund të mblidhen .

2) Të mblidhet çfarë të mundim nga detyrimet e prapambetura 5-10 vjecare!
Falen të gjithë kamatvonesat e gjobat e marra ndërmjet 5 -10 vitet e fundit per bizneset që do të vendosin që të paguajnë detyrimin. Nëse vendosin ta paguajnë njëherazi gjithë detyrimin do t’i falet edhe 50% e detyrimit. Kush nuk e paguan dot me një këst mund ta paguajë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit”. Nuk përfshihen ketu detyrimet për sigurimet shoqerore.

Asgje e re edhe edhe në ketë front. Praktikë e oftruar në 2011 edhe 2017.

3) Rishikimi i deklaratave te mëparshme të tatim fitimit.
U jepet e drejta bizneseve që të rishikojnë deklaratat taimore për 5 vjet e fundit pa gjoba e kamatvonesa (legjislacioni aktual e lejon për 3 vjet) por duke paguar tatim fitimi prej 5% për çdo diferencë fitimi qe krijohet nga rishikimi.

4) risia ose qershia mbi tortë eshte jetëzimi ne një forme tjetër i amnistisë fiskale dhe penale të diskutuar që prej vitit 2020 dhe aq shumë e kundështuar nga Bashkimi Europian, por që me sa duket qeveria e ka të pa mundur të heq dorë.

Për ta shpjeguar thjesht po marr një shembull nga sektori më i zhvilluar 4 vitet e fundit ndërtimi.

Le te supozojmë që një kompani ndërtimi ka realizuar 3 vitet e fundit një fitim mesatar vjetor 100 milionë lekë. Kompanisë do t’i ofrohet një marrëveshje me tatimet ku do të dakortësohet se kompania do të paguajë 15% tatim fitimi për shumën 100 milionë (1+ rritjen e sektorit), le te themi 106 milionë lek.

Për cdo lek shtesë te deklaruar mbi këtë shumë ai do të tatohet 5%. Deri ketë kemi nje tatim te shkallëzuar regresiv, i cili nuk haset shpesh në praktikat e taksimit të fitimit korporativ.

Por “kleçka” nuk qëndron këtu, por tek fakti që biznesi do të jetë njëkohësisht i përjashtuar për këto tre vjet nga kontrollet tatimore. Përjashtimi nga kontrollet është defakto një përjashtim nga zbatimi i procedurave tatimore.

Ndaj brenda tre viteve e ardhshme 2026, 2027, 2028, kompanitë e resorteve edhe kullave kanë mundësi të përshpejtojnë deklarimin e të ardhurave nga shitjet e objekteve ekzistuese edhe ato në proces ndërtimi dhe të tatohen 5 %.

Ato mund të kryejnë edhe trasaksione në para kesh duke tejkaluar shumat e lejuara nga Ligji i Procedurave Tatimore, pasi nuk kanë më asnjë risk për t’u gjobitur apo ndjekur penalisht.

Për më tepër edhe me përfundimin e tre vjecarit, pra cdo kontroll i ushtruar gjate 2029 apo 2030 do te përjashtojë kontrollin e aktivitetit te kompanisë për periudhën e “paqes fiskale”

Duhet pranuar se mendja që e ka hartuar ketë skemë nuk është e paditur. Kjo është një mënyrë elegante, për të ligjëruar, mundësuar dhe amnistuar lëvizjen e parasë kesh në qarkullim, hyrjen e kapitalit në monedhë të huaj jashtë kanaleve bankare, pa përdorur fjalën aq shumë të kontestuar amnisti, por duke e pagëzuar atë me emrin e ri “Paqe”.

Por pavarësisht “emrit ” te përdorur kjo paketë tregon se qeveria socialiste gjendet në atë që ekonomistët e quajnë “kurthi i ideve”, ku idetë e këqija çojnë në politika të këqija, politikat e këqija çojnë në rritje te keqe dhe rritja e keqe çcimenton idetë e këqija.

Ekonomia fluskë duhet të vazhdojë të fluturojë edhe qeveria nuk ka zgjedhje tjetër, por të bej “çfarëdo që të duhet” për ta mbajtur atë në levizje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *