14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kush janë të “korruptuarit” e Kadastrës që largoi Bici?

E vënë nën presion nga media, por edhe ankesat publike të notereve për kolapsin e Kadastrës, drejtoresha e Përgjithshme e ASHK Dallëndyshe Bici reagoi një ditë më parë duke ja hedhur fajin grupeve të interesit. Zonja Bici, pranoi vonesat dhe ngërçin e punës në Kadastër, por u justifikua se këto vonesa po vijnë për shkak të ndryshimeve epokale që po ndodhin në këtë institucion, duke e vënë theksin veçanërisht tek fakti që tani nuk ka më korrupsion dhe mitmarrje.

Por kush punonjësit që largoi zonja Bici me ardhjen në krye të Kadastrës?

Një nga largimet më të bujshme ishte ai i nëndrejtoreshës së përgjithshme të ASHK, Risena Xhaja. Zonja Xhaja me largimin nga Kadastra është emëruar sekretare e përgjithshme në ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Një tjetër i larguar është ish drejtori i ASHK Tiranë. Maringlen Disha la postin e kreut të Kadastrës së Tiranës, për ‘u zgjedhur kryetar i Bashkisë së Librazhdit.

Onid Bejleri, drejtori i Kadastrës së Shkodrës e la këtë detyrë për t’u emëruar drejtor i Urbanistikës në Bashkinë e Shkodrës.

Një tjetër largim me ardhjen e Bicit në krye të Kadastrës ishte dhe ai i drejtoreshës Kadastrale, Besa Spaho. Zonja Spaho është emëruar nënkryetare e Bashkisë së Korçës, ndërsa ish nëndrejtori i Kadastrës dixhitale është emëruar si drejtor i ASHK në Korçë.

Këta janë largimet të larguarit nga Kadastra me ardhjen e zonjës Bici në krye të kësaj. Nëse korrupsioni në Kadastër u luftua duke larguar këta persona, atëherë Shqipëria ka një problem shumë më të madh. Këta tani janë duke infektuar të gjithë rrjetin e institucioneve publike me korrupsion.

Dhe për këtë duhet njoftuar Edi Rama, që të marrë masa urgjente. Ose argumenti i zonjës Bici për korrupsionin ishte kot. Sepse të dyja këto nuk mund të rrinë bashkë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *