14 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kushtetuesja bën lojra fjalësh. Bordi i Karburanteve mbetet në fuqi

Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim, i cili më shumë se vendim gjyqësor është një lojë fjalësh për të mos vendosur asgjë. Në njoftimin e shpërndarë të martën në mbrëmje, Gjykata Kushtetuese deklaroi se kishte pranuar pjesërisht kërkesën e Partisë Demokratike për të shfuqizuar Bordin e Karburanteve.

Sipas njoftimit, Gjykata ka vendosur shfuqizimin e fjalisë së dytë në pikën e dytë të nenit 21/10 të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Por ccfarë thotë fjalia e dytë e pikës së dytë të Aktit Normativ? Kjo fjali thotë shprehimisht: Përfundimi i situatës së veccantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit.

Pra Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar si antikushtetuese vetëm pikën e Aktit Normativ që ja lë vetë Bordit në dorë se kur të mbyllet. Por ndërkohë pjesa tjetër e Aktit Normativ me këtë vendim mbetet në fuqi. Ashtu sikurse dhe Bordi i Karburanteve mbetet në fuqi deri kur te vendose qeveria per ta shfuqizuar. Një vendim në kufijtë e groteskut, kur për një cështje identike, për Bordin e Ushqimeve, Gjykata Kushtetuese u shpreh qartë për rrëzimin e tij si Antikushtetues, ndersa per Bordin e Karburanteve ia kalon topin qeverise.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese;

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi në seancë plenare publike kërkesën e jo më pak se një të pestës të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë . Shfuqizimi i ligjit nr. 42/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 8, datë 25.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikën e Shqipërisë .

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, bazuar në nenet 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe nenin 49, pika 1, të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me shumicë votash,

VENDOSI:

Pranimin pjesërisht të kërkesës.

Shfuqizimin e nenit 21/10, pika 2, fjalia e dytë, të ligjit nr. 39/2022 “Për miratimin e aktit normativ nr. 5, datë 12.03.2022 “Për disa shtesa në ligjin nr. 8450, datë 24.02.1999 “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, të gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar”, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *