16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Kushtetuesja rrëzon Opozitën, lë në fuqi konfiskimin e ndërtimeve pa leje

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e deputëtëve të opozitës për të shfuqizuar Vendimin e Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje. Në shtator të vitit të kaluar qeveria miratoi një vendim për konfiskimin e pallateve të ndërtuara pa leje nga ndërtuesit.

Ky vendim atëherë reagimin e fortë të Partisë Demokratike, e cila nëpërmjet Gazmend Bardhi, e dërgoi në Gjykatën Kushtetuese me datën 12 tetor 2022. Padia u firmos nga 28 deputetë demokratë me arsytimin se ligji nuk është i barabartë për të gjithë dhe se kryeministri Edi Rama po amniston oligarkët duke qenë selektiv. Por në vendimin e sot Gjykata Kushtetuese i ka cilësuar si të pabaza këto pretendime të opozitës duke e lënë në fuqi vendimin e Këshillit të Ministrave për konfiskimin e ndërtimeve pa leje.  

Vendimi i Gjykatës

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, pasi mori në shqyrtim në seancë plenare publike çështjen me nr. 6 (Nj) 2022 të Regjistrit Themeltar, me kërkues jo më pak se një e pesta e deputetëve (28 deputetë) të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, me objekt: “ Shfuqizimi i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 589, datë 7.9.2022 “Për rregullat dhe procedurat për konfiskimin për interes publik të objekteve të ndërtuara pa leje për qëllim fitimi”, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë”, në mbështetje të neneve 131, pika 1, shkronja “c” dhe 134, pika 1, shkronja “c”, të Kushtetutës, si dhe neneve 72 dhe vijues të ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, njëzëri,

 

VENDOSI:

  1. Rrëzimin e kërkesës.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për procedurat gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *