19 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Ky është hoteli më i mirë në botë sipas 580 ekspertëve

Hoteli më i mirë në botë është italian. Bëhet fjalë për hotel “Passalacqua di Moltrasio”, një vilë e shekullit të 18-të me pamje përrallore nga liqeni i Komos.

Renditja është bërë nga një juri me 580 eksperte hotelesh anonim nga e gjithë bota. Pas Passalacqua, në vendin e dytë është renditur Rosewood në Hong Kong dhe i fundit në pod është “Four Season Bangkok” në lumin Chao Phraya.

Fituesi Passalacqua, një butik hotel luksoz, është një vilë, shpjegojnë organizatorët e çmimit, me “kopshte spektakolare me tarraca mbi ujë”. Janë 24 dhoma në të cilat gjyqtarët thonë ” se ndjehesh si në shtëpi”. Dhe vila ka shumë histori. Ajo ka pritur Napoleon Bonapartin dhe ëinston Churchillin, ndërsa kompozitori i famshëm Belini e bëri shtëpinë e tij dhe pikërisht aty shkroi dy kryevepra si La Norma dhe La Sonnambula.

Tim Brooke-Webb, Drejtor Menaxhues i “50 Hoteleve më të Mirë në Botë” tha: “Urimet më të mira për Passalacqua që arriti të bëhet numrin 1 në botë, vetëm dy vjet pas hapjes. Hoteli zotërohet nga familja De Santis, Paolo, Antonella dhe Valentina, të cilët janë gjithashtu pronarë të Hotelit Gran Tremezzo, po në liqenin e Komos.

Renditja e hoteleve është lançimi i fundit i markës “50 më të mirët”, e cili filloi me 50 restorantet më të mira të botës në 2002 dhe 50 baret më të mira të botës në 2009.

Procesi me të cilin hartohet renditj bazohet në përvojën personale të 580 ekspertë që përbëjnë jurinë. Këta ekspertë votojnë secili për shtatë hotelet më të mira, sipas preferencës, ku kanë qëndruar në 24 muajt e fundit. Juristët mund të punojnë në industri si hotelierë, staf, agjentë udhëtimi ose gazetarë, duke përfshirë ata që zakonisht priten falas në udhëtimet e shtypit, ose të konsiderohen ekspertë thjesht për shkak të stilit të tyre veçanërisht shëtitës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *