25 Qershor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Leku i fortë shtrenjton çmimet për turistët

Paketat turistike për këtë sezon veror pritet të jenë më të shtrenjta në krahasim me vitin e kaluar.

Kjo vjen si pasojë e zhvlerësimit të euros, por edhe rritjes së vazhdueshme të çmimeve të produkteve bazë.

“Ky është një moment shumë stresues nga ana jonë, sepse ne nuk duam të rrisim çmimet. Ne duam të jemi gjithmonë konkurrues në rajon, por kursi i euros na ka shtrydhur për sa i përket çmimeve, sepse nuk është pak, është një humbje pothuajse 20%, vetëm nga kursi i këmbimit euro”, thotë Eduard Xhepa, përgjegjës i sektorit të turizmit.

Por shtrenjtimi i çmimeve duket se nuk e ka ngadalësuar rritjen e turizmit, të paktën deri më tani.

“Turistët e këtij sezoni dhe të sezoneve të kaluara janë kryesisht turistë që vijnë të organizuar në grupe me paketa të mbyllura, por janë të shumtë dhe numri i turistëve elitarë që vijnë në grupe të vogla individuale, familjare po rritet edhe më shumë”, thotë ai.

Megjithatë operatorët turistikë kanë disa kërkesa për pushtetin vendor.

“Pastërtia është e para dhe ajo që shohim është se duhet shtuar sinjalistika dhe informacioni turistik dhe të merren masa për sistemimin e trafikut dhe parkimit”, thotë Xhepa.

Këto janë vënë në dukje edhe nga vendasit, të cilët bëjnë apel për marrjen e disa masave.

Durrësi ofron aktualisht gjithsej 168 hotele, me 4859 dhoma dhe 11528 shtretër, ku gati 70% e tyre tashmë janë të rezervuara për sezonin veror.

Euronews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *