16 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Leku shkatërron euron dhe dollarin

Leku shqiptar shpartalloi dy monedhat më të fuqishme të globit këtë fillim jave, duke fituar plot 1 pikë si kundër euros ashtu dhe dollarit amerikan.

Sipas Bankës së Shqipërisë këtë të hënë, 1 euro u këmbye mesatarisht me 102.36 lekë, çka përbën nivelin më të ulët historik.   

Krahasuar me të premten, euro është zhvlerësuar me gati 1 lek. Rënia e euros duket e pandalshme dhe tashmë monedha europiane po shkon drejt kufirit psikologj 100 lekë.

Ndërsa dollari amerik u këmbye 91.03 lekë, edhe ky thuajse 1 lekë më pak se sa të premten.

Rënia dramatike e euros dhe dollarit kundrejt lekut shqiptar ka krijuar jo vetëm konfuzion në treg, por edhe pasoja të rënda tek eksportuesit. Qeveria përgatiti një projektligj për të ngrirë pagesën e tatim fitimit për eksportuesit deri vitin tjetër, por kjo masë nuk mund të lehtësojë rënien e madhe të të ardhurave, që po shkakton zhvlerësimi i euros tek kjo kategori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *