12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Lista/ Grantet e BE për projektet dixhitale, përzgjidhen 10 kompani nga Shqipëria

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit si institucione bashkëdrejtuese të procesit të integrimit në fushën digjitale, në kuadër të pjesëmarrjes së Shqipërisë në Programin Digjital të Bashkimit Evropian (DEP) si “associated country” njoftuan se kanë përzgjedhur 10 aplikime si fituese, të cilat mund të vazhdojnë më tej aplikimet për të përfituar grante nga Bashkimi Europian.

“Në përgjigje të thirrjes së hapur për aplikime për fazën paraprake për EDIH u paraqitën gjithsej 14 aplikime. Pas shqyrtimit të aplikimeve njoftojmë se subjektet kandidate të përzgjedhura për të vijuar aplikimin me thirrjen e hapur për EDIH për Shqipërinë nga Komisioni Evropian janë 10,” njoftoi ministria e Infrastrukturës. Subjektet e përzgjedhura fituese duhet të vijojnë aplikimin sipas thirrjes së hapur të BE-së. 

Në total Bashkimi Europian ka përcaktuar një buxhet prej 7.5 miliardë eurosh për të mbështetur projekte dixhitale. Një pjesë e këtyre parave do të shpërndahen si grantë direkte për kompanitë që paraqesin projekte me interes, jo vetëm brenda vendeve të BE-së, por edhe ato në Ballkanin Perëndimor. 

Fituesit e përzgjedhur nga Ministria e Infrastrukturës

1. ALBICT DIVA – Digital Valley Albania 1.0;
2. PROTIK DIU – Digital Innovation Unit;
3. Fakulteti Ekonomik AI4DigiT – Artificial Intelligence for DIGItal
Transformation;
4. Tirana Business Universitety ADIh- Albanian Digital Innovation Hub;
5. Softics Data Science AGDT – Albanian Gateway to Digital
Transformation;
6. Fakulteti i Shkencave të Natyrës ISA- InnoSphereAI;
7. Fondi Shqiptar i Zhvillimit NEST – Network for Excellence in Smart
Technologies;
8. Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit ORCID – Open Research Creation and
Innovation in Digitalization;
9. One Albania T.A.H – Tirana AI Hub;
10. Instituti Kanadez i Teknologjisë TIH – Tirana Innovation Hub;

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *