21 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Kryesore

Makina më e mirë e 2024/ Nga BMW seria 5 tek Toyota C-HR, 7 finalistet në garën e fortë

Me shpalljen e 7 finalistëve ka nisur numërimi mbrapsht për dhënien e një prej çmimeve më të rëndësishme në sektorin e automobilave, atë të makinës së vitit 2024. Të shtatë automjetet e përzgjedhura janë të destinuar të luajnë një sfidë që premton të jetë e fortë si gjithmonë. Juria do të caktojë modelin që i afrohet më shumë karakteristikave të kërkuara. Sipas rendit alfabetik 7 finaistet janë: BMW Seria 5, Byd Seal, Kia EV9, Peugeot 3008, Renault Scenic, Toyota C-HR dhe në fund Volvo EX30.

Makina e Vitit do të shpallet më 26 shkurt në Gjenevë
Me rregullore, secili nga 59 anëtarët e jurisë, e cila përbëhet nga gazetarë të specializuar nga 22 vende evropiane, zgjodhi në mënyrë anonime listën e finalistëve. Lista përfundimtare nuk është gjë tjetër veçse rezultati i 7 makinave më të votuara. Megjithatë, tani e tutje, gjithçka do të bëhet serioze, sepse makinat e zgjedhura nga tani deri në ditën e finales së planifikuar për 26 shkurt në prag të Motor Shoë në Gjenevë do të duhet të bindin jurinë se ato janë makinat më të mira në mesin e atyre të lançuara në vitin 2023.

Të gjitha ose pothuajse të gjitha elektrike
Të gjitha ose pothuajse të gjitha makinat e zgjedhura kanë një tipar të përbashkët: ato janë pothuajse të gjitha elektrike, disa vetëm EV si Byd Seal, Kia Ev9, Renault Scenic dhe Volvo EX30. Të tjerat përfshijnë një variant 100% elektrik si BMë seria 5 dhe Peugeot 3008, e cila tani për tani është lançuar në modalitetin e baterisë, por do të mbështetet nga zgjidhje termike. E vetmja që nuk përfshin asnjë lloj zgjidhjeje, po vetëm me bateri është gjenerata e re e Toyota C-HR.

Një kineze debuton për herë të parë
Edhe këtë vit në mesin e të shtatëve nuk ka asnjë modele italiane. Për më tepër, vetëm Fiat 600e i ri u përfshi në listën fillestare të njëzet e tetë kandidatëve. Edicioni i këtij viti do të jetë i 60-ti për këtë ccmim. Për të gjetur një italiane fituese duhet të kthehemi 15 vjet më pas. Ishte viti 2008 dhe fituesi i Makinës së Vitit ishte Fiat 500. Nga ana tjetër, për herë të parë në histori, këtë vit është futur në listën e 7 finalisteve një model kinez, makina BYD Seal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *