4 Tetor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Mallkimi i pronave/ Për një dosje në gjykatë duhen 15 vjet

Shpresat për rreth 7 mijë dosje të cilat nuk kanë një vendim nga ATP, për të marrë një përgjigje, qoftë edhe negative, e kapërcen afatin e 10 viteve.

Drejtuesi i shoqatës Pronësi me Drejtësi, Myrshit Vorpsi tha në emisionin box to box në scan se kalimi i këtyre dosjeve në systemin e drejtësisë, e bën të pamundur marrjen e një përgjigjeje në kohë të shpejtë.

Agjencia e pronave ka rreth 7 mijë dosje për të cilat nuk është marrë asnjë vendim, as për konmpensim financiar dhe as për konmpensim fizik.

Pronarët që kanë pretendime me dosje të tilla do të mund ti zgjidhin vetëm në gjykatë, por siç dihet sistemi gjyqësor është tepër i ngarkuar me çështe të tilla.

Scan TV

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *