12 Prill, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Manjani sulmon Veliajn: Çdo institucion ka fytyrën e drejtuesit

Ylli Manjani 

Kjo aksiomë është e vërtetuar tashmë.Bashkia e Tiranës ka fytyrën e Erion Velisë.

Mashtrimi dhe hajnia janë dy huqet e dukshme të atij institucioni.

Përtej çdo dyshimi bashkëpunëtorët e Erion Velisë kanë punuar si në pronë të vet.

Nuk merrem me “provat” që lëshon SPAK për konsum publik, sepse nuk dua të jem pjesë e drejtësisë popullore ndaj tyre. Nuk kam nevojë ta bëj këtë gjë sepse si banor e votues i Tiranës më mjaftojnë këto fakte publike për të konkluduar se ç’mashtruesa e hajna drejtojnë bashkinë:

1. Bashkia me të ardhurat më të mëdha në vend ende nuk ka financuar një shërbim publik madhor. Fjala vjen ende nuk ka ndërtuar një sistem të mbledhë kakën, produktin tonë kolektiv e cila rrjedh në Lanë përmes qytetit.

2. Kurrë nuk kuptuam se ku shkojnë paratë e taksave e tarifave tona. Asnjë përpjekje transparence në planifikim dhe shpenzim nuk u bë.

3. Asnjëherë nuk kuptuam llogjikën e parkingjeve abuzive dhe gjobave që lidhen me to. Kaosi në trafik është pjesë e kësaj politike rrjepje.

4. U shemb Teatri Kombëtar pa asnjë copë letër të shkruar, pa projekt të ri të aprovuar dhe, pa asnjë kacidhe të planifikuar në buxhet. Shëmbi një godinë të trashëgimisë së qytetit.

5. Shëmbi godina private e madje edhe pallate, duke shtuar të pastrehët, duke grabitur pronën private për qëllime ndërtimi.

6. Veçanërisht trajtimi i diferencuar dhe deri me urrejtje i banorëve shtëpitë e të cilëve ishin në proçes legalizimi, ishte tipologji e sjelljes së kësaj bashkie.

7. Numri i firmave që marrin punë nga prokurimet e bashkisë janë më pak se gishtat e njërës dorë.

8. I gjithë përqendrimi i punëve publike mbeti në qendër. Rrugicat, hapësirat e përbashkëta dhe shërbimet e tjera pas unazës së vogël lënë për të dëshiruar. Në shumë raste ka rrënim skandaloz të infrastrukturës.

9. Paguajnë media, gazetarë e portale për të diktuar mashtrimin e një njeriu që vetëm rren.

10. Bashkia nuk ka asnjë lidhje me politikat e zhvillimit ekonomik dhe të punësimit. Fshihet gjithnjë pas fatit që ka se i gjithë bisnesi përqendrohet në Tiranë. Përndryshe ajo nuk luan asnjë rol.

Imazhi që përcjellin “sukseshëm” është mashtrim. Në fakt fshehin vjedhjen masive që i bëjnë qytetit. Kaq gjë po përpiqet t’ua thotë edhe SPAK-u i tyre, me të cilin janë krenarë.
Krenarë por të dhj*rë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *