29 Shkurt, 2024
Tirana, Albania
Lajme nga vendi

Marriott mbërrin në Vlorë

Marriott Hotel do të jetë pjesë e Vlora Marina. Dy kompanitë, Vlora Marina Residences dhe Marriott International nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugën hotelit me 5 yje të certifikuar ndërkombëtarisht në Vlora Marina. Investimi mbi 100 milionë euro parashikon ngritjen dhe menaxhimin e hotelit “Vlora Marriott Hotel” si dhe 100 apartamente të branduara. Si hoteli me 150 dhoma ashtu edhe apartamentet e brandura do të manaxhohen nga Marriott.

“Ky hotel me 5 yje pritet të ndryshojë rregullat e lojës në industrinë e hotelerisë në Shqipëri. Përveç 150 dhomave, pjesë e ambienteve të hotelit do të jenë edhe mbi 100 apartamente të branduara. Ky është një koncept krejtësisht i ri, i prezantuar për herë të parë në Shqipëri dhe në rajon. Apartamentet e branduara plotësojnë dëshirat e atyre vizitorëve që preferojnë të akomodohen në një apartament luksoz pa hequr dorë nga cilësia e shërbimeve që ofron një hotel me 5 yje. Sot ne ndodhemi këtu me partnerët tanë nga Marriott, të bashkuar nga vizioni dhe përkushtimi për ta bërë Vlora Marriott Hotel një shembull ideal të hotelerisë së klasit të parë”, deklaroi Vanova Strakosha drejtore e Përgjithshme e Vlora Marina.

Ndërsa përfaqësuesit e Marriott e quajtën këtë marrëveshje një përmbushje të kërkesës që vendi ka për brande të tilla në shërbimin e mikpritjes.

“Kjo marrëveshje përforcon kërkesën që ne po shohim në vend për praninë e brandeve ndërkombëtare. Ne jemi të kënaqur për këtë bashkëpunim me Vlora Marina duke forcuar praninë tonë në Shqipëri” tha Silvija Lovreta, Drejtoreshë për Evropën Jug-Lindore, Marriott International.

Scan tv

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *