24 Mars, 2025
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Maxhoranca miraton marrjen e refugjatëve dhe ndërtimet në zonat e mbrojtura

Dy projektligje të qeverisë që janë kundërshtuar zëshëm nga opozita dhe organizatat civile u miratuan në Kuvend nga socialistët këtë të enjte.

Marrëveshja Rama-Meloni për refugjatët dhe projektligji që parashikon lejimin e ndërtimeve në zonat e mbrojtura janë parë si dy nisma me pasoja të pakthyeshme për mjedisin dhe në shkelje të drejtave të njeriut. Kritikat kanë ardhur jo vetëm nga aktorët brenda vendit, por edhe ata ndërkombëtarë.

Pavarësisht kësaj, qeveria është shprehur e vendosur për ti çuar deri në fund, ndërsa në seancën e sotme plenare, i dha dritën jeshile në Kuvend.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *