22 Korrik, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Mbërrin Ryanair, bileta nga 15 euro

Kompania ajrore me kosto të ulët, irlandezja Ryanair, do të nisë fluturimet nga Shqipëria për 17 destinacione të ndryshme duke filluar nga data 31 tetor.

Drejtori i Përgjithshëm i Ryanair, Michael O’Leary, vizitoi këtë të mërkurë Tiranën bashkë me stafin e tij për të lancuar fillimin e fluturimeve të kompanisë me kosto të ulët.

Kompania irlandeze ka nisur një fushatë marketingu 3-ditore duke nxjerrë në shitje 50 mijë bileta me çmime të cilat fillojnë nga 14.99 euro. Këto rezervime të cilat janë në dispozicion nga nëntori 2023 deri në mars 2024 duhet të rezervohen deri në 28 tetor direkt në faqen e internetit të ryanair.com.

O’Leary tha se oferta e lartë për sezonin dimëror të Ryanair në Tiranë me 17 destinacione, dhe mbi 200 frekuenca javore tregon kërkesën e jashtëzakonshme që ekziston për udhētime me çmime vërtet të ulëta për ardhjen e turistëve në Shqipëri, si dhe për qytetarët shqiptarë gjithashtu.

“Si linja ajrore nr. 1 në Europè, Ryanair beson se mund të japë rritje të jashtëzakonshme dhe të qëndrueshme të trafikut dhe turizmit, jo vetëm këtë dimër, por edhe për shumë vite të ardhshme në Shqipëri,” u shpreh O’Leary.

Në deklaratën zyrtare kompania irlandeze thotë se shtimi i destinacioneve të reja dhe trafikut në Shqipëri është penguar nga linjat ajrore me çmime të larta, por kjo epokë tashmë ka përfunduar.

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete, tha se “ardhja e një kompanie si Ryanair, një emër me kaq eksperiencë në industrinë europiane të aviacionit, pritet të sjellë më shumë diversifikim, mundësi dhe sigurisht në rastin konkret edhe më shumë destinacione të reja për fluturime direkte me Tiranën, siç janë Bukureshti dhe Praga”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *