14 Nëntor, 2024
Tirana, Albania
Kryesore Lajme nga vendi

Melia hap hotelin e katërt në Shqipëri/ Velipoja Grand Europa Resort tashmë nën markën e gjigandit spanjoll

Grupi spanjoll i hotelerisë, Mela Hotels International njoftoi zgjerimin e prezencës së tij në Shqipëri përmes hapjes së hotelit të katërt në vend. Hoteli me 5 yje, Velipoja Grand Europa Resort tashmë do të jetë nën markën e gjigandëve spanjoll si një hotel i lidhur.

Ky është hoteli i dytë i lidhur i Melias në Shqipëri dhe i katërti në total në vend, të cilët gjenden në Tiranë, Durrës, Gjirin e Lalzit dhe tashmë edhe në Velipojë.

Zgjerimi i Melias në Shqipëri nuk është i rastësishëm, por pjesë e një plani afatgjatë. Grupi spanjoll ka deklaruar se Shqipëria është një nga prioritetet e tij ndërkombëtare, ku kompania do të vazhdojë të rrisë ndjeshëm prezencën.

Me hapjen e parë të një hoteli me pesë yje në Durrës në maj 2023, grupi ka inauguruar tre komplekse të tjera, përfshirë Velipoja Gand Europa Resort.

Gabriel Escarrer, CEO i grupit Melia, zbuloi në panairin ndërkombëtar të tregtisë FITUR 2024 se ai dëshironte të ‘shihte një angazhim edhe më të madh’ ndaj Shqipërisë, me tre projekte hotelesh në ndërtim, duke përfshirë hotelin kryesor të ardhshëm të markës në një pronë në zemrën e kryeqytetit si dhe një tjetër projekt gjigand në Jug.

Deri në vitin 2030, pritet të ndërtohen afro 20 hotele Meliá në Shqipëri. “Shqipëria ka gjithçka që duhet për t’u bërë një destinacion kryesor”, thotë Gabriel Escarrer.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *