Lulzim Basha ka vizituar këtë të enjte Panairin e Librit. I shoqëruar nga deputetja Flutura Açka dhe Preç Zogaj mes stendave që ka vizituar, Basha ka ndaluar në stendën ku ndodhej shkrimtari Ben Blushi, i cili po promovon librin e tij ‘Komploti’.
Kreu i Pd, Basha ndaloi për ta përshëndetur dhe ka zgjedhur të blejë librin e ri të Blushit, ndërsa kanë pasur dhe një shtrëngim duarsh. Në fund Basha i mori një autograf gjithashtu realizuan edhe një foto së bashku.
Ky takim i transmetuar gjerë e gjatë në media, madje dhe përmes lidhjeve direkte është komentuar me nota të forta ironie nga gazetari Mero Baze.
“Dikush t’i thotë kësaj agjencisë së marketingut që propozon librin e Blushit për Nobel se pagesa për Nobel është 1 milion euro, kurse pagesa nga inceneratorët 2.5 milion euro. Ka më leverdi të merret me plehra,” shkruan Baze në profilin e tij në facebook duke e shoqeruar postimin me foton e Bashes dhe Blushit ne Panair.